Stallone zbulon pse ai dhe Arnold Schwarzenegger nuk mund ta duronin njëri-tjetrin në vitet 80-a - NACIONALE

Stallone zbulon pse ai dhe Arnold Schwarzenegger nuk mund ta duronin njëri-tjetrin në vitet 80-a

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sylvester Stallone është hapur rreth arsyes pse ai dhe Arnold Schwarzenegger "njëmend nuk e pëlqenin njëri-tjetrin" në vitet e 80-a.

Dyshja është paraqitur në disa filma së bashku përgjatë karrierave të tyre hollivudiane.

Por kur u takuan për herë të parë në ceremoninë e Globit të Artë më 1977, gjërat nuk shkuan shumë mirë.

Ylli i The Rock u nominua për çmimin e Aktorit më të Mirë dhe Schwarzenegger u nominua për çmimin Ylli i Ri i Vitit.

ScreenRant thotë se kur Rocky dështoi të fitonte çmimin, Schwarzenegger "u tall me dështimet e Stallones".

Sylvester thotë se ai mori një vazo plot me lule dhe ia dërgoi Arnoldit.

Marrëdhënia e hidhur u bë edhe më e tensionuar në vitet e 80-a kur aktorët po mundoheshin të krijonin emër për vete në zhanrin e aksionit.

Stallone zbuloi për David Letterman në vitin 2013 dhe dyshja ishte në një betejë duke u munduar të kalonin njëri-tjetrin në ekranin e madh.

"Pas një kohe, fillova të pëlqeja këtë garë. Ai do të merrte një armë më të madhe, unë do të gjuaja më shumë njerëz. Ai do të gjuante më shumë njerëz", tha ai.

Pati shumë shkëmbime mes dyshes dhe ata asnjëherë nuk humbën ndonjë rast të shënonin një pikë më shumë se tjetri.

Ai së fundmi i tha Forbes se, derisa po promovonte spektaklin e ri televiziv Tulsa King, ishin si maca me qenin.

Stallone u shpreh: "Ne njëmend nuk e pëlqenim njëri-tjetrin sepse ishim... ky mund të duket si mendim i ekzagjëruar, por ne ishim pionierë të një lloj zhanri atë kohë që nuk është parë më, vërtetë.

"Kështu që gara, për shkak të natyrës së saj, ai ishte shumë kompetitiv, njashtu edhe unë... dhe mendoj se na ndihmoi, por jashtë ekraneve ne ishim ende kompetitivë dhe kjo nuk ishte një gjë e shëndetshme, por jemi bërë shokë shumë të mirë".

Qetësimi dhe bashkimi nuk erdhi deri vonë kur xhiruan filmin The Expendables.

Fatmirësisht, ata arritën të bashkëpunojnë dhe janë shokë të mirë tash.

Lajme të ngjashme