Traileri i parë i filmit horror me "Grinch-in" si vrasës të tmerrshëm, sapo është publikuar - NACIONALE

Traileri i parë i filmit horror me "Grinch-in" si vrasës të tmerrshëm, sapo është publikuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

"The Grinch" po rikthehet frikshëm këtë Krishtlindje me një film festiv horror.

Shikoni trailerin më poshtë nëse jeni të guximshëm sa duhet.


Traileri fillon duke na njoftuar me "Cindy You Know Who", e cila e gjen krijesën e frikshme të gjelbër nën pemën e Krishtlindjes.

Parodia e stories klasike të Dr. Seuss për fëmijë, "How the Grinch Stole Christmas" merr një kthesë tmerruese kur "The Grinch" - i njohur si "The Mean One" - vret nënën e saj, derisa është i veshur si Santa Klaus.

Dy dekada më vonë, monstrumi tmerrues fillon të terrorizojë qytetin e "Whoville" dhe kërcënon t'i shkatërrojë Krishtlindjet.

Tash, një e rritur, "Cindy You-Know-Who", gjen një qëllim të ri për ta ndalur bishën nga prishja e një Krishtlindjeje tjetër.


E armatosur me një pushkë me kallam karamele dhe atë që duket të jetë një shkop bejsbolli me dritat e Krishtlindjeve të mbështjella rreth tij dhe - sepse është sezoni - "Cindy You-Know-Who" shkon kokë më kokë me krijesën e gërditshme në një betejë brutale për të shpëtuar Krishtlindjet.

Ylli i "Terrifier 2", David Howard Thornton është besuar të luajë rolin e shëmtirës së gjelbër të Krishtlindjeve në tregimin e ri horror.

Krishtlindjet këtë vit do t'i përjetojmë me diversitet zgjedhjesh për të shikuar në ekrane. Jo vetëm që e kemi rikthimin e "The Grinch", por edhe "Violent Night" me rol kryesor David Harbour lansohet në kinema të premten, derisa "Bloody Chrismtas" fokusohet në një robot vrasës, Saint Nicholas.

"The Mean One" është me regji të Steven LaMorte me një skript të shkruar nga Flip dhe Finn Kobler, në film luan Krystle Martin si versioni i rritur i "Cindy You-Know-Who". Kasta gjithashtu përfshinë Chase Mullins, John Bigham, Erik Baker, Filip Kobler dhe Amy Schmuchaer.

Më herët këtë vit, u publikua versioni horror i "Winnie-the-Pooh", me ariun e këndshëm tash si vrasës dhe pamjet shpejt shkuan viral.

Filmi do të shohë ariun e verdhë dikur të dashur dhe Piglet të bëhen vrasës serikë të etur për gjak pasi krijuesi i tyre Christopher Robin i braktis ata për kolegj.

A.A. Libri i Milne u bë pjesë e domenit publik në Shtetet e Bashkuara më 1 janar 2022 që do të thotë se "The Walt Disney Company" nuk i mban më të drejtat ekskluzive të filmit për personazhet "Winnie-the-Pooh".

Ky nuk është rasti për "How the Grinch Stole Christmas" i cili nuk është ende në domenin publik, gjë që shpjegon pse personazhi quhet "The Mean One" në filmin e ardhshëm.

Ndërsa ligjet e të drejtave të autorit mund të jenë të vështira për t'u mbështjellë, krijuesve u lejohen disa përjashtime kur bëhet fjalë për satirën dhe "The Mean One" renditet në përmbledhjen e tij zyrtare si një "parodi e re e guximshme".

"Atlas Film Distribution" do të publikojë "The Mean One" në kinema më 9 dhjetor.

Lajme të ngjashme