'Top Gun: Maverick' është emëruar filmi më i mirë i vitit 2022 - NACIONALE

'Top Gun: Maverick' është emëruar filmi më i mirë i vitit 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesit e kinemasë në Bordin Kombëtar të Rishikimit të Filmave (NBR) kanë zbuluar atë që ata mendojnë se ka qenë filmi më i mirë i vitit.

Ka kaq shumë prej të cilëve mund të zgjedhnin.

Kemi "Black Panther 2", "Don't Worry Darling", "Everything, Everywhere All At Once", "Blonde", e kështu me radhë.

Sidoqoftë, Bordi i Rishikimit, e cila është një organizatë jo qeveritare në Nju Jork e entuziastëve të filmit, beson se filmi epik "Top Gun" i Tom Cruise ishte në maje të majës.

Presidenti i NBR, Annie Schulhof tha në një komunikatë: "'Top Gun: Maverick' është një kënaqës i turmës që në mënyrë eksperte triumfoi në secilin nivel.

"Tom Cruise, Joseph Kosinski, dhe krejt ekipi i filmkrijuesve ka pasur sukses në bërjen e një filmi jashtëzakonisht të popullarizuar që ktheu në kinema audiencën, derisa në të njëjtën kohë përmbushi pritshmëritë kinematografike".

Nuk mund të mohohet kjo.

"Maverick" ka gjeneruar 1.5 miliard dollarë përfitime dhe dëshmoi se Cruise ka fuqinë e yllit për të rikthyer njerëzit në kinema.

"Maverick" u lansua plot 36 vite pas filmit origjinal "Top Gun", dhe shtjellon ndodhitë me kapitenin Pete "Maverick" Mitchell (luajtur nga pjestari origjinal i kastës, Tom Cruise) i cili rikthehet në kontigjentin e forcave ajrore të ShBA-ve si instruktor programi - gjithashtu që njihet si "Top Gun" - ku ai detyrohet të konfrontohet me të kaluarën, derisa përgatitë një grup pilotësh të rinj, përfshirë birin e ish-mikut të tij të ngushtë, Nick "Goose" Bradshaw, i cili kishte vdekur.

Përkrah Cruise, në film luajnë edhe Val Kilmer, Jennifer Connelly, Ed Harris dhe Jon Hamm.

"The Associated Press" thotë se filmi dhe kasta e aktorëve kanë shanse serioze triumfi kur të fillojë sezoni i çmimeve në fillim të vitit të ardhshëm.

"The NBR" gjithashtu e shpalli "Kinematografia Më e Mirë" filmin e Cruise.

Colin Farrell fitoi çmimin "Aktori Më i Mirë" për rolin e tij në "The Banshees of Inisherin", Steven Spielberg u shpall "Regjisori Më i Mirë" për "The Fabelmans" dhe Michelle Yeoh "Aktorja Më e Mirë" për "Everything Everyëhere All At Once".

"Banshees of Inisherin" fitoi dy epitete tjera, një për Brendan Gleeson për "Aktorin Më të Mirë Dytësor" dhe tjetrin për Martin McDonagh për "Skenarin Më të Mirë Origjinal".

Lajme të ngjashme