The Gurdian, New York Times, MTV – kur bota shkruante për Sunny Hill - NACIONALE

The Gurdian, New York Times, MTV – kur bota shkruante për Sunny Hill

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Festivali, i cili ngjalli interesim të turistëve të huaj dhe zgjoi interesin ndërkombëtar për ta njohur më mirë Kosovën, planifikohej të fillonte në gusht të këtij viti. Por, Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë. Pas mosmarrëveshjeve me Qeverinë Kurti, organizatorët kanë vendosur ta zhvendosin festivalin në Tiranë.

Edicion i këtij viti i festivalit, pritej që të zgjerohej e masivizohej, për t’u shndërruar në një platformë të madhe, duke krijuar vlerë të rëndësishme ekonomike, sociale dhe kulturore për Kosovën.

Por, promovimi i Kosovës nëpërmjet Sunny Hill nuk do të ndodh. Por, mediet e mëdha ndërkombëtare kanë shkruar vazhdimisht për secilin edicion të këtij festivali, që organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës.

Si raportohej për Sunny Hill?

The Guardian: Babai i Dua Lipës organizon një festival muzikor për Kosovën ‘paqedashëse’, ishte titulli i njërës prej gazetave më të mëdha britanike, e që është me renome ndërkombëtare.

As prestigjiozja New York Times nuk e kishte lënë anash raportimin për Sunny Hill.

“A mundet një festival muzikor ta bëjë Kosovën ‘cool’?”, shkruante një raportazh të gjatë për Sunny Hill.

Këto janë vetëm disa nga shumë arikuj ndërkombëtarë kushtuar festivalit “Sunny Hill” kur u mbajt për dy vite radhazi, 2018 dhe 2019 në Parkun e Gërmisë.

“Dukagjin Lipa kishte kohë që dëshironte të organizonte një "festival të duhur" në vendin e tij, Kosovën, duke e vendosur atë në hartën kulturore dhe duke demonstruar se kombi më i ri i Evropës mund të përkufizohej nga më shumë se sa konflikte dhe skandale. Detyra e tij u bë shumë më e lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, fitoi famë globale vitin e kaluar me hitin e saj numër një, Neë Rules. Tani, 22-vjeçarja do të jetë titullar në një festival në Prishtinë këtë javë, për të cilin familja shpreson të rrisë imazhin e Kosovës jashtë vendit dhe krenarinë e saj kombëtare në vend”, shkruante The Guardian para tre viteve.

“Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqedashës dhe muzikëdashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, deklaronte babai i Dua Lipës për The Guardian.

“Ngjarja tërhoqi të huaj. Nora Thaçi, një studente kolegji, tha se babai i saj e kishte çuar atë mbi 1000 milje nga Zvicra "për 24 orë" për të parë Dua Lipën”, shkruante The New York Times në vitin 2018 kur po mbahej festivali.

“Ylli i popit me origjinë angleze, por me krenari kosovare, Dua Lipa, do të kryesojë Festivalin Muzikor Sunny Hill në Prishtinë më 10 gusht, festivali më i madh muzikor që do të zhvillohet ndonjëherë në vendin më të ri të Evropës.”

Dua Lipa, Miley Cyrus, Matrin Garrix, Gashi, ejt, janë vetëm disa artistë të mëdhenj botërorë të cilët ishin në Prishtinë në kuadër të këtij festivali.

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka njoftuar se lokacioni i festivalit do të jetë Tirana, si zëvendësuese e Prishtinës. Menjëherë pas kësaj, kryeministri Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj reaguan duke e mirëpritur festivalin e Sunny Hill në Trianë.

Në një intervistë për Nacionale, Veliaj tha se është një prestigj i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar që një festival i tillë organizohet aty.

Ai shtoi se Tirana i përket të gjithë “prishtinalive e krejt Kosovës”.

“Por Tirana i përket dhe gjithë prishtinalive e krejt Kosovës, ndaj siç kemi festuar gjithmonë bashkë, do të festojmë dhe kësaj here. Për ne është padyshim një prestigj i jashtëzakonshëm qe në këtë vit të rëndësishëm për Kryeqytetin të mirëpresim Sunny Hill Festvial në Tiranë e bashkë me të, te presim dhe mijëra miq, vëllezër e motra nga Kosova”, shtoi Veliaj.

Lajme të ngjashme