'Stranger Things 4' po i shkatërron rekordet e shikueshmërisë, a ka tejkaluar 'Squid Game'? - NACIONALE

'Stranger Things 4' po i shkatërron rekordet e shikueshmërisë, a ka tejkaluar 'Squid Game'?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sezoni i katërt i hit-serialit, 'Stranger Things' është futur zyrtarisht në 'klubin e miliarderëve' të 'Netflixit'.

Pas publikimit të dy episodeve të fundit të sezonit të katërt më 1 korrik, spektakli fantastiko-shkencor është shndërruar në serialin më të madh anglisht në histori të 'Netflixit', duke regjistruar plot një miliard orë shikueshmërie në 28 ditët e para të publikimit.

Sipas renditjes më të fundit të popullaritetit të transmetuesit, sezoni katërt i 'Stranger Things' grumbulloi pothuajse dy herë më shumë audiencë sesa seriali i dytë më i popullarizuar në gjuhën angleze në këtë platformë, e që është sezoni i dytë i 'Bridgerton' (i cili grumbulloi 656 milionë orë shikime në muajin e hapjes), dhe deri më tani ka regjistruar rreth gjysmë miliardi orë më shumë shikime sesa menaxhoi sezoni i tretë i 'Stranger Things', në të njëjtën periudhë.

'Stranger Things' tash është zë vendin e dytë në listën e serialeve më të popullarizuara të platformës, derisa përpara ka vetëm 'Squid Game'.

Deri në kohën e shkrimit të këtij artikulli, sezoni i katërt i 'Stranger Things' ka grumbulluara plot 1.15 miliard orë shikimesh - por 'Squid Game' grumbulloi edhe më shumë (1.65 miliard).

A do të mund 'Stranger Things' ta parakalojë 'Squid Game'?

Siç u përmend, vëllimi i dytë i sezonit të katërt të 'Stranger Things' do të vazhdojë të rritet deri në ditën e 28 të publikimit, më 28 korrik. Për ta eklipsuar 'Squid Game', episodi i tetë dhe i nëntë (pasi episodet tjera nuk do të llogariten) do të duhet të gjenerojnë saktësisht edhe 500 milionë orë të tjera shikueshmërie.

Ky padyshim do të jetë një mision i vështirë, por jo edhe i pamundur. 'Stranger Things', sezoni i katërt, vëllimi dy, e ka kohën në anën e vet; episodet 8 dhe 9 mburren me një kohëzgjatje të kombinuar prej afërsisht katër orësh, që do të thotë se, sipas llogaritjeve amatore, rreth 125 milionë njerëz të tjerë do të duhet të sintonizohen - ose të rishikojnë - fundin e sezonit (ju e dini se çfarë të bëni, fansa të Eddie Munson).

Nëse sezoni i katërt i 'Stranger Things' ia del apo jo – për atë që ia vlen, ky serial po vë pikëpyetje mbi dominimin e qëndrueshëm të 'Squid Game' – suksesi i fundit i serialit të dashur fantastiko-shkencor të 'Duffer Brothers', do të vijë si një lajm i mirëpritur për 'Netflix', i cili po kalon nëpër një 2022 të vështirë mes humbjeve të abonentëve dhe anulimeve masive të shfaqjeve.

Lajme të ngjashme