Storia inspiruese e Salt Bae si u bë një prej kuzhinierëve më të famshëm në botë
Salt Bae ka shkaktuar shumë reagime së fundmi për sjelljen e tij në Kupën e Botës, por si një burrë "truku" i të cilit është të hedhë kripë mbi ushqim, u bë kaq i famshëm që të futej në fushë në rend të parë?
Të jemi të sinqertë, kur flitet për gatime, të hedhësh kripë mbi ushqim nuk është saktësisht lëvizje inovative. Në fakt, është literalisht një prej përbërësve më bazik që përdoret për të shtuar shije, dhe prapë Nusret Gökçe ka krijuar një identitet të tërë nga kjo.
Shumica e njerëzve e njohin kasapin në mënyrën e njëjtë qysh shumica prej nesh mësojmë gjëra ose njohim njerëz të rinj këto ditë; interneti.
Më 2017, një video e Salt Bae duke thyer krahun si kobra dhe duke hedhur kripë mbi një copë bifteku shkoi viral, duke rezultuar me GIF-a, meme dhe rikrijime të panumërta.
Por, para se të njihej ng ae gjithë bota si Salt Bae, Gökçe ka thënë se ka punuar që nga mosha 12-vjeçare, kur ai thotë se u largua nga shkolla dhe filloi të punonte si kasap për të ndihmuar familjen me para.
"Zgjohesha në ora 06:00 të mëngjesit, dy orë në tren dhe 30 minuta me autobus pas trenit. Pastaj, gjithë ditën në këmbë duke punuar. Asnjë ditë pushim dhe pa pushime vjetore", tha ai në një intervistë për "The Times" më 2019.
Ai lindi në gusht të vitit 1983 në një zonë të varfër në Turqi, por arriti të ngritej në industri ndër vite,.
Gökçe tha për "NBC" më 2017, se ishte "gjithmonë ëndërroja të hapja një restorant" dhe, pasi kreu shërbimin ushtarak në moshën 20-vjeçare, ai mori një hua bankare të cilën e përdori për ta vizituar Argjentinën dhe për të mësuar më shumë për industrinë e mishit.
Përgjatë viteve 2007-2010, ai udhëtoi në disa vende për të punuar në restorante ku ai fitoi eksperiencë, dhe kur mbushi 27-vjet, hapi restorantin e parë në Stamboll.
Salt Bae pastaj vazhdoi të hapte të tillë në Ankara, Dubai dhe Doha dhe, edhe pse puna e tij po shpaguhej, nuk u bë i famshëm deri në vitin 2017 kur një video e tij me biftek shkoi viral dhe ia fitoi vetes epitetin "kasapi më seksi në Instagram".
Prej atëherë, ai ka vazhduar me punë duke hapur më shumë se 22 restorante në ShBA, Britani, Greqi dhe Dubai, duke ushqyer klientë të listës A si Leonardo DiCaprio dhe Usher, edhe pse kritikat për ushqimin e tij nuk kanë qenë gjithmonë pozitive.
Kritika të mëdha ka pasur edhe për mishin edhe për çmimet, dhe mospëlqimet për Salt Bae vetëm sa u rritën këtë javë pasi ai postoi disa foto të vetes duke mbajtur Kupën e Botës - një nder që duhet të jetë i rezervuar vetëm për fituesit dhe kryeshtetasit.

