Sot në GKK hapet ekspozita e titulluar “Intertitles”
Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës (GKK) nga ora 19:00, do të hapet ekspozita e titulluar “Intertitles” e artistit Bekim Zeqiri.
“Intertitles” për herë të parë u prezantua në periudhën e filmave pa zë dhe i referohet një fjale ose një grup-fjalësh të cilat shfaqen në ekran gjatë filmit por që nuk janë pjesë e skenës. Frymëzuar nga mekanizmat e teatrit – skenografi të skicuara, udhëzime skenike të shkruara në skenar dramatik dhe dialogu mes aktorëve – në punët e Zeqirit fjala e shkruar është një element që përvijon veprimin përpara e pezullon, duke trubulluar hapësirën mes pikturës dhe performancës", thuhet në njoftimin e GKK-së.
Bekim Zeqiri studioi në Kunstakademie Düsseldorf me Prof. Markus Lupertz dhe përfundoi studimet master M.F.A në vitin 2000. Puna e tij u prezentua në ekspozitën personale në KIT – Kunst im Tunnel Düsseldorf, Gjermani, dhe në disa ekspozita grupore si Josef Albers Museum, Bottrop, Gjermani. Zeqiri jeton dhe punon ndërmjet Kosovës dhe Nju Xhersit, SHBA.