Skandali: KrudoKultura gjen të tjera konflikte në konkursin ku zyrtarja e VV-së 'shpërbleu' birin dhe kunatin - NACIONALE

Skandali: KrudoKultura gjen të tjera konflikte në konkursin ku zyrtarja e VV-së 'shpërbleu' birin dhe kunatin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joeveritare “KrudoKultura”, po ashtu ka shprehur shqetësim për manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në artikullin e titulluar “Djali e kunati i zyrtares së VV-së, Enkelejda Arifi, ‘shpërblehen’ nga komuna e Gjilanit me 7552 euro në total” evidentohej konflikti i qartë i interesit për konkursin në fjalë.

Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që do të vendoste për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.

Mes përfituesve, ishte edhe i biri i saj Blendi, por edhe kunati i saj Mehmetaliu. Njëri do t’i merrte 900 euro, ndërsa tjetri do t’i merrte mbi 6 mijë.

Përpos këtyre, KrudoKultura evidenton edhe të tjera shkelje.

“Madje edhe vetë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, është themelues i OJQ-së "Varg e Vi", e cila ka fituar mbi 6 mijë euro nga thirrja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.

Përpos vetë drejtorit të DKRS-së, gjithashtu eksperti i jashtëm i komisionit, Fisnik Isufi, ka vlerësuar që organizata të cilën ai e ka themeluar të jetë përfituese nga ky fond. Mbi 6 mijë euro, Isufi e vlerësoi projektin me të cilin aplikoi OJQ "VEQ" e themeluar nga vet ai.” – shkruhet në reagimin e kësaj organizate.

“Drejtoresha ekzekutuese e OJQ "VEQ" (përfituese e thirrjes publike) Adiana Halimi gjithashtu ishte mentore në sesionin informues për Thirrjen Publike për OJQ/Individë.” - shtohet më tej.

Edhe më tej nuk ka pasur kurrfarë reagimi nga ana e kryetarit të komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. Por, reagim nuk ka pasur edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport që po ashtu drejtohet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Enkelejda Arifi ishte bërë e njohur me një këngë për Çamërinë, por edhe të tjera të zhanrit popullor.

Më poshtë keni R E A G I M I N e plotë dhe të paedituar nga KrudoKultura:

-REAGIM-

OJQ "KrudoKultura" shpreh shqetësimin për manipulime me fonde në thirrjen publike të datës 11.02.2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve/Individëve në Komunën e Gjilanit nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë thirrje publike përfitues ne listen përfundimtare kanë dalë individë dhe OJQ, përfaqësues të të cilave kanë qenë antarë të komisionit vlerësues ose të afërm të antarëve të komisionit vlerësues për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve lidhur me Thirrjen publike për mbështetje financiare të Ojq-ve/individëve të datës 11.02.2022.
Ky komision u emerua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe përbëhet nga:
1.Armend Misini, DKRS
2.Enkelejda Arifi, DKRS
3.Saranda Rashiti, DBF
4.Fisnik Isufi, ekspert i jashtëm(ojq)
5.Burim Demiri, ekspert i jashtëm
6.Genc Mustafa, antëar rezervë në rast konflikti të interesit
Edhe pse Genc Mustafa është caktuar anëtar rezervë në rast konflikti të interesit pikërisht këtu konstatojmë se ka pasur shkelje. Në fotografitë e postuara më poshtë mund të gjeni të dokumentuara funksionet dhe lidhshmërit që kanë anërarët e komisionit vlerësues me përfituesit e fondeve nga komuna.
Madje edhe vet Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri është themelues i OJQ "Varg e Vi" e cila ka fituar mbi 6 mijë euro nga thirrja e Drejtorisë për Kulturë, Rini Dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
Përpos vet drejtorit të DKRS-se, gjithashtu eksperti i jashtëm i komisionit, Fisnik Isufi ka vlerësuar që organizata të cilen ai e ka themeluar të jetë përfituese nga ky fond. Mbi 6 mijë euro, Isufi e vlerësoi projektin me të cilin aplikoi OJQ "VEQ" e themeluar nga vet ai.
Blend Arifi, djalë i Enkelejda Arifit, anëtare e komisionit vlerësues, ka qenë përfitues i 900 euro nga ky fond. Zonja Arifi është kujdes që edhe kunatin e saj, Mehmetali Arifin të mos e lë anash. Edhe ky i mori mbi 6 mijë euro në thirrjen e DKRS-së
Drejtoresha ekzekutuese e OJQ "VEQ" (përfituese e thirrjes publike) Adiana Halimi gjithashtu ishte mentore ne sesionin informues për Thirrjen Publike për OJQ/Individ.
Të gjitha këto pretendime tona i gjeni të faktuara me dokumente të publikuara më poshtë.
Duke pasur parasysh të gjitha këto shkelje (konflikt interesi) duke u bazuar ne Ligjin për Konflikt Interesi neni 13, 14 dhe 9 dhe rregullores së Ministrisë së Financave 04/2017 mbi kriteres, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, neni 19 dhe neni 8, ne kërkojmë që procesi të anulohet dhe të kthehet në pike zero.
Për të gjitha këto shkelje OJQ"KrudoKultura" ka parashtruar ankes edhe në DKRS gjithashtu edhe tek zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Organizata joqeveritare
"KRUDOKULTURA"

Lajme të ngjashme