Si evoluoi interneti? Prej kompjuterëve që zinin gjysmën e dhomës e te 5G-ja fanta-shkencore - NACIONALE

Si evoluoi interneti? Prej kompjuterëve që zinin gjysmën e dhomës e te 5G-ja fanta-shkencore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bota s’do të ishte kjo që është sot pa internetin. Ai prek çdo aspekt të mënyrës se si jetojmë, punojmë, shoqërohemi, bëjmë pazar apo luajmë. Por qasja në internet është një fenomen i ri që ka riformësuar botën në një periudhë aq të shkurtër sa është e pabesueshme. Veç për pak dekada, interneti u bë nga një mënyrë inovative komunikimi për ushtrinë amerikane në një mënyrë komunikimi të përhershme për gjithë racën njerëzore. Me çdo vit që kalon, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin qasje në internet – por ja se si u kyçën së pari.

Ditët e hershme

Internetit i gjurmohen rrënjët në një projekt të departamentit të mbrojtjes amerikane të viteve ’60, pra të kohës së Luftës së Ftohtë, dhe në një dëshirë që të futeshin forcat amerikane në një rrjet të lidhur e të shpërndarë. Pjesa hulumturese e ushtrisë, Agjencia për Projekte Hulumtuese të Avancuara (ARPA) nisi punën në një projekt komunikimi, që çoi në krijimin e ARPANET-it. ARPANETI me kalimin e kohës lidhi instalacionet e ushtrisë, kontraktorët e palëve të treta dhe disa universitete në ShBA me kompjuterët ekzistues. Deri në mes të viteve ’70, ARPANETI ishte lidhur në NORSAR, një sistem amerikano-norvegjez i dizajnuar për të monitoruar aktivitetin sizmik prej tërmeteve apo shpërthimeve nukleare, mbi satelit. Sistemi norvegjez më pas i lidhu kompjuterët në Londër, dhe më vonë, edhe pjesë të tjera të Evropës.

Kompjuterët që lidheshin me këtë rrjet të porsalindur ishin gjigantë për standardin e sotëm. Kompjuteri SDS SIGMA 7, që kushtonte 4.8 milionë dollarë në mes të viteve ’60 u përdor nga Universiteti i Kalifornias në Los Angjelos për të dërguar mesazhin e parë në ARPANET te Universiteti i Stanfordit. SDS-ja, apo Sistemi i të Dhënave Shkencore, një kompani e hershme amerikane, ndërtoi atë kompjuter të parë që u lidh në rrjet. Makina nuk ishte si kompjuterët që i njohim sot: zinte gjymsën e një dhome dhe përbëhej nga një grumbull raftesh me shumë disqe, butonë me drita, dhe susta. Mesazhi i parë i dërguar ishte “lo;” sepse hulumtuesit po provonin të shkruanin “login” (kyçu) dhe sistemi ra pas vetëm dy germash.

Në ditët e para, këto sisteme kanë përdorur Procesorët e Masazheve “Interface” (IMP-s), e të cilat ishin kompjuterë të dizajnuar për të organizuar dhe marrë të dhënat që vinin nga brenda dhe jashtë rrjetit. Në thelb, ato ishin versionet e para të “router”-it modern. ARPANET-i mbështetej në linja telefonike. Përgjatë së njëjtës kohë, kompjuteristi Ray Tomlinson, duke punuar për firmën hulumtuese Bolt, Beranek dhe Newman krijoi versionin origjinal të emailit; ish profesori Stanford dhe “babai i ardhshëm i internetit” Vint Cerf i dha botës termin “internet” për të folur në lidhje me rrjetin në rritje të kompjuterëve të ndërlidhur.

Përgjatë viteve ’80, një grant nga Fondacioni Kombëtar amerikan i Shkencës lejoi universitete më të vogla që të lidheshin me ARPANET për të shpërndarë informacione me ata që s’mundnin të lidheshin në rrjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Deri në fund të viteve ’80, shkollat në 25 shtete kishin lidhur me rrjet – në vitin 1983, ushtrisë amerikane iu dha dega e sa e ARPANETit e quajtur MILNET, për komunikime të sigurta, duke lejuar hulumtime dhe komunikime tjera në ARPANET.

“Periudha e Internetit para-webit ishte një botë gati krejtësisht e bazuar te tekstet.”

Derisa protokollet dhe teknologjitë e internetit standardizoheshin, në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, universitetet, bizneset dhe madje edhe njerëzit e zakontë nisën të lidheshi në internet. Por, para shpikjes së World Wide Webit, të mbërrije diçka ishte e zorshme. Informacioni në internet ishte i zorshëm për t’u kërkuar dhe tepër i dendur.

Mund të mos kishim lëvizur prej internetit të viteve të para ’90 nëse s’do të ishte për Tim Berners Lee-në që po mësynte të gjente një formë më të lehtë për të gjetur dhe shpërndarë hulumtime. Berners-Lee, që në vitin 1989 po punonte si hulumtues në CERN, erdhi me konceptin e World Wide Webit, një depo e decentralizuar e informacionit, e lidhur së bashku dhe e shpërndashme me secilin që mund të lidhej me të. Ai ndërtoi web-faqen e parë në vitin 1993. Duke parë vlerën e asaj që Bernes-Lee me ekipin e tij krijoi, CERN-i e hapi softverin për web-in në domenin publik, që nënkuptonte se secili mund ta përdorte dhe të punonte në të.

Berners-Lee po ashtu e krijoi edhe kërkuesin e parë në webside (fillimisht i quajtur WorldWideWeb e më pas i ri-emërtuar në Nexus). Por ishin disa studentë amerikanë nga Universiteti i Illinoisit që arritin të krijonin një kërkes webi të quajtur Mosaic në vitin 1993, dhe të cilët edhe i dhanë formën fillestare webit.

Deri në mesin e viteve ’90, Netscape kishte rreth 80 për qind të tregut të kërkimeve në ShBA dhe Evropë. I vetmi garues i tyre ishte Internet Exploreri i Microsoftit, i cili u lansua me Windows 95-shin. Por, Microsofti, një kompani e madhe edhe atëherë, kishte mundësi të bënte softverë më të shpejtë derisa webi ndryshonte, dhe ia doli ta mposhte Netscape-in.

Në atë kohë, shërbimet e internetit, veçanërisht në Amerikë, u bënë më të lira dhe më të përbasllueshme për njerëzit. Megjithëse modemi i parë telefonik u shpik në vitin 1958 nga Belli, e i cili mund të çonte të dhëna te pajisje tjera të Bell-it, modemi i parë i dizajnuar për PC nuk mbërriti deri në vitin 1977. Por, deri në vitin 1996 ne nuk kishim modemë më të madh se me 56k, që lejonte përdoruesit e internetit të navigonin me një shpejtësi prej 56,000 bitash për sekondë (sot, ne mund të ngarkojmë dosje me 1GB për 32 sekonda, krahasuar me 3.5 ditë, sa do të zgjaste me këtë modem me 56k.)

Ofruesit e shërbimeve të internetit si America Online, Prodigy, Earthlink dhe CompuSerbe, dominuan qasjen e hershme në Amerikë. Të gjithë abonuesit duhej të mbështeteshin në linjat telefonike për t’u lidhur me internet, që nënkuptonte se askush nuk mund ta përdorte telefonin derisa dikush tjetër brenda asaj shtëpie po e përdorte internetin.

Shpejtësia

Ishte pikërisht shpejtësia ajo që e bëri internetin ky që është sot. Kjo çoi direkt në avancimin e telefonëve me qasje në rrjet.

Sipas një raporti të fundit dilte se një përdorues i smartfonëve në ShBA shfrytëzonte nga 8GB të dhëna për çdo muaj. Kompania pret që numri të rritet në 200GB deri në vitin 2025. Telefonët mobilë me shumë gjasë nuk do të duken siç duken sot: Në të njëjtën formë siç përdorja e smartfonit për të pasur qasje në web në vitin 2019 është krejt e ndryshme nga përdorimi i llaptopit për të njëjtën gjë në vitin 2003, apo i desktopit në vitin 1993, është e mundshme të kemi një paradigmë krejtësisht të re të krijuar për të ardhmen tonë tepër të shpejtë dhe mobile. E ardhmja e webit me shumë gjasë do të jetë edhe më mobile, por ndoshta nuk do të dominohet nga pajisjet që përdorim sot.

Derisa rrjetet e 5G-së po vendosen në mbarë botën sot, me premtimin se do të kenë shpejtësi prej 1 gigabiti për sekondë dhe lidhjet e tilla do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në të njëjtën dhomë si dikush që është larg mijëra kilometra. Është e lehtë të parashikohet se si interneti mund të përparojë nga rrënjët e saj fillestare, por jo edhe se çfarë forme do të marrë.

Është e mundshme që 5G-ja të na sjellë skenarë që tingëllojnë si fantastikë për të qenë të vërtetë: operacione kirurgjike të kryera në kohë reale nga kirurgë që ndodhen shumë larg sallës së operacionit; shumë kamionë autonom që monitorohen dhe grahen prej larg; e kështu me radhë.

Por, tash për tash, këto janë veç ëndrra. Derisa teknologjia e re e rrjetit po vjen, adaptimi me shumë gjasë do të jetë i ngadaltë, dhe s’do të ketë asnjë garancë se infrastruktura reale do të përmbushë premtimin nga inxhinierët teknologjikë. Por, në vitet ’70 ndoshta njerëzit kanë thënë të njëjtat gjëra si këto që sapo ne i thamë për kohën tonë.

Lajme të ngjashme