Shqipëria përshëndetet nga Eurovizioni, Ronela nuk kualifikohet në finale
Juria e Eurovizionit ka numëruar votat pasi përfunduan të gjitha performancat e gjysmëfinales së parë të Eurovizionit.
Ronela Hajati performoi e para në një paraqitje që nxiti shumë reagime, më së shumti zhgënjyese, e drejt të themi dhe eventualisht nuk arriti të sigurojë finalen e madhe.
"Corriere Della Sera" e vlerësoi me notën 4 paraqitjen e Ronelës.
Më poshtë, lista e dhjetë vendeve të para që sigurojnë finalen, sipas renditjes rëndom, jo për nga rëndom:
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Holanda
Me shpërthime të shumta kundër në Twitter, me kritika për zërin, performancën e me përqeshje për gjestet skenike, u përcoll një performancë për t'u harruar e Shqipërisë këtë vit.
Komentet e vetme të mira që mori Shqipëria, ishin tweetat pozitivë për prezentuesin Andri Xhahu. Pjesa tjetër, një tmerr që bombardoi rrjetet sociale.
Mund të themi se Shqipëria këtë herë u eleminua me meritë.
Në Gazetën Nacionale, bëmë një analizë të performancës së saj para se të dilte rezultati. Analizën e plotë mund ta lexoni këtu.