"Shkrimtaret Shqiptare 1954 - 1990", bashkëshortja e Memli Krasniqit promovoi monografinë e saj shkencore - NACIONALE

"Shkrimtaret Shqiptare 1954 - 1990", bashkëshortja e Memli Krasniqit promovoi monografinë e saj shkencore

2 javë më parë

nga NACIONALE

Meliza Krasniqi ka promovuar sot monografinë e saj shkencore "Shkrimtaret Shqiptare 1954 - 1990".

Bashkëshorti i saj, kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se kjo është vepër që për herë të parë ndriçon kontributin e shkrimtareve shqiptare në letërsinë kombëtare

Ai ka treguar se për këtë libër bashkëshortja e saj ka punuar më shumë se 4 vite.

“Sot, pas më shumë se 4 vitesh pune kërkimore, Meliza promovoi monografinë e saj shkencore "Shkrimtaret Shqiptare 1954 - 1990" – një vepër që për herë të parë ndriçon kontributin e shkrimtareve shqiptare në letërsinë tonë kombëtare. E kam parë nga afër përkushtimin e saj, netët e gjata mes librave, pasionin me të cilin kërkonte çdo detaj, për ta sjellë këtë studim të plotë, profesional dhe kaq të nevojshëm. Sot, ajo punë doli në dritë si një botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në duart e studiuesve, studentëve dhe çdo dashamiri të letërsisë shqipe”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”, duke u shprehur krenar me punën e gruas se tij.

“Jam shumë i lumtur për Melizën, për forcën dhe vendosmërinë e saj në finalizimin e kësaj vepre të jashtëzakonshme! Përveç për Melizën, ky është një moment i shënuar dhe shumë i veçantë për të gjithë familjen tonë. Urime Meliza. Jemi krenarë me ty”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme