Shikuesit kane mbetur të traumatizuar nga filmi tmerrues i Netflixit
Një film i ri horror sapo është publikuar në Netflix - dhe fansat kanë mbetur të "traumatizuar" pasi e shikuan.
Shikoni trailerin më poshtë.
Në të kaluarën, Netflix nuk ka bërë pak për të shtuar filma horror në listën e publikimeve të tyre që kanë shokuar të abonuerit e kësaj platforme.
Adhuruesit e televizionit dhe filmit e kanë quajtur së fundmi “The Strays”, "absolutisht të tmerrshëm" dhe gjithashtu thanë se shikimi i filmit horror "Incantation" ishte "gabimi më i rëndë" i jetës së tyre.
Tash është publikuar një film i ri në këtë platformë - dhe po i lë fansat e horrorit duke i djersitur ulëset.
Drejtuar nga Vincenzo Natali dhe me aktorin e preferuar të Wes Anderson, Adrien Brody, "Splice” ndjek Clive dhe Elsa (Sarah Polley) - dy shkencëtarë që po përpiqen të eksperimentojnë me ADN-në.
Pasi tregojnë sukses në eksperimente me gjenet e kafshëve, dyshës I kërkohet ta përfundojë projektin.
Megjithatë, ata i shpërfillin urdhërat e punëdhënësve dhe vazhdojnë në mënyrë sekrete me projektin.
Pavarësisht se filmi është 14-vjeç i vjetër, “Splice” ka fituar audiencë të re pasi i është bashkuar Netflixit dhe po u shkakton humbje gjumi ndjekësve.
Një fans në Tëitter shkroi: “’Splice’ është tash në Netflix dhe jam i emocionuar që kaq shumë njerëz më në fund po përjetojnë të njëjtat emocione dhe kanë të njëjtin reagim që pata kur e pashë në kinema një dekadë më parë… Gjëja më shqetësuese që kam parë ndonjëherë.”
Një tjetër shkroi: “Sapo e shikova ‘Splice’, jam i tmerruar me jetë.”
I treti tha: “Po qeshi me komentet e ‘Netflixit’ me filmin ‘Splice’. E pashë kur doli për herë të parë më 2010. Është filmi më shqetësues që kam parë ndonjëherë.”
Sidoqoftë, jo të gjithë janë të impresionuar sa të frikësuar janë shikuesit e “Netflixit”.
Një shkroi: “Wow, sapo lexova një storie për njerëzit që kanë shikuar ‘Splice’ në Netflix... një film horror. Të gjithë po ankohen që një film horror është traumatizuar. Nëse je kaq i ndijshëm, thjesht mos shiko filma horror, dreqi ta hajë.”