Sean Penn: Kam informacione se s'do ta lënë Zelenskiyn të paraqitet, do t'i shkrijë Oscar-ët e mi nëse ndodh kjo
Aktori i madh Sean Penn ka bërë një paralajmërim mjaft domethënës për çmimet e Akademisë Oscars nëse nuk mbështetet “populli i Ukrainës”.
Duke folur për CNN, Penn - që ka qenë në Ukrainë dhe Poloni në kuadër të një projekti për film dokumentar mbi refugjatët – u zotua se në publik do t’i shkrinte statujat e Oscarit nëse trupi i jurisë refuzon t’i ofrojë presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskiyt, shansin për të folur.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme që Academy Awards mund të bëjë se sa t’i japë Zelenskiy-t mundësinë për të folur para të gjithë neve,” – u shpreh z. Penn.
“Nga burimet e mia kam kuptuar se është marrë vendim që ai të mos lejohet.” – vazhdoi ai.
Ai shtoi se nëse Akademia “ka vendosur të mos ndjek lidershipin në Ukrainë, të cilët po marrin plumba e bomba për ne, bashkë me fëmijët ukrainas që s’po ia dalin t’i mbrojnë, atëherë mendoj që secili prej atyre njerëzve (në juri) dhe secila pjesë e atij vendimi do të shkruhet në histori si momenti më i errët i historisë së Hollywoodit,”
Më pas, aktori i madh bëri thirrje për bojkotim masiv të eventit nëse konfirmohet se nuk ishte ftuar Zelenskiy që të fliste.
“Nëse vjen puna deri aty, unë do ta shkrijë timin (Oscarin) para syve të dynjasë,” u shpreh ai.
Pak pasi Rusia kishte bërë invazionin në Ukrainë muajin e kaluar, Penn ishte parë në këtë vend duke e bërë një dokumentar për VICE-in mbi luftën.
Aktori më pas kishte shkuar në Poloni, ku mbërrinin shumica e refugjatëve që po iknin nga lufta.
Sean Penn e ka fituar Oscarin dy herë për aktorin më të mirë nuk është i nominuar personalisht këtë vit, por paraqitet në filmin e nominuar të Thomas Anderson të quajtur Licorice Pizza.
Gara më e madhe është për filmin më të mirë mes “The Power of the Dog” dhe “Coda”-s.
Kujtojmë që filmi i kinematografisë kosovare, “Zgjoi” (ang. Hive) nuk kishte arritur të merrte nominimin për t’i siguruar Kosovës një vend përfaqësimi në historinë e kinematografisë së huaj në Hollywood.
Përktheu nga The Guardian, gazeta Nacionale.