Samuel L Jackson ka klauzolë që i lejon të luajë golf dy herë në javë në çdo kontratë
Samuel L Jackson sigurohet të balancojë punën me lojën, duke përfshirë një klauzolë që i lejon të luajë golf dy herë në javë, në çdo kontratë.
Përgjatë dekadave karrierë, 74-vjeçari e stabilizoi veten si ikonë e Hollivudit.
Ai thjesht duhet të thotë fjalën "motherf*cker" në mënyrë që t'i bëjë fansat të lumtur, kështu që është e drejt të supozojmë se produksioni do të ishte i gatshëm të pranonte disa kërkesa të pazakonta në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij.
Ndër vite, Jackson është shfaqur në disa filma të mëdhenj, përfshirë "Django Unchained" të Quentin Tarantinos dhe "The Hateful Eight".
Së fundmi ai u paraqit në serialin e "Apple TV", "The Last Days of Ptolemy Grey", por në intervistën e vitit 2017, me "New York Times", aktori ikonik zbuloi se është një gjë që e kanë të përbashkët krejt projektet e tij.
Ai e pranoi se mund të jetë "person i vështirë për disa regjistorë" dhe pëlqen të marrë vendime në set.
Ai është përshkruar si aktor që është "alergjik ndaj përsëritjes së skenave", duke thënë: "Jam në një pikë ku mund të them 'uh, e dini, kjo nuk do të shfaqet në film, apo jo? Ne tashmë e bëmë, kjo dhe kjo, nuk do ta bëj këtë".
Duke përshkruar dëshirën për kontroll, Jackson sigurohet që ai të ketë kohë për disa aktivitete rekreative përgjatë kohës së xhirimeve, duke futur në kontrata opsionin që dy herë në javë të luajë golf.
Aktori është fans i madh i këtij sporti, aq shumë, sa që ai thotë se planifikon veshjet para ndeshjeve një natë më herët.
Ai më herët ka luajtur golf me emra si Anthony Anderson dhe Charles Barkley, po ashtu edhe ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald J. Trump.
Jackson foli më shumë për këtë detaj në kontratat e tij në një intervistë për "CNN", ku ai shpjegoi: "Gjeneralisht, ata ose më dërgojnë në një fushë golfi që të luaj ose i bashkohem ndonjë klubi, dhe ata duhet të më lënë të luaj të paktën dy herë në javë.
"Më pëlqen golfi sepse është lojë perfekte për një fëmijë të vetëm si unë... në këtë lojë, ti merr përgjegjësi për të gjitha që bën, dhe merr krejt merituat për krejt gjërat që i bën mirë".
