Reperi që Dua Lipa e hoqi nga bashkëpunimi gjen vend në Prishtinë
Të gjithë e njohim hitin e famshëm të Dua Lipës “Levitating”, i cili i solli asaj dhjetëra çmime ndërkombëtare në industrinë e muzikës dhe u klikua më shumë se 500 milionë herë në YouTube, platformën më të madhe muzikore në botë.
Ky bashkëpunim është me reperin amerikan DaBaby.
Mirëpo, që nga vera e kaluar, Dua e ka ndërprerë punën me reperin dhe remiksi i këngës nuk transmetohet më në radio dhe as nuk këndohet nga këngëtarja në koncertet e saj.
Arsyeja e largimit të DaBaby nga bashkëpunimi janë komentet homofobike dhe mizogjene të reperit.
DaBaby, gjatë festivalit "Rolling Loud Miami 2021", i ishte drejtuar publikut më fjalët:
"Nëse nuk keni ardhur në koncert me HIV/AIDS, ngrini duart lart", "Zonja, nëse vagina juaj ka mban erë uji, ngrini duart", si dhe " Djema, nëse nuk keni kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull ngrini duart lart”, tha reperi para se të niste performancën e tij.
Por kjo nuk ishte e gjitha, gjatë performancës ai vazhdoi të bënte komente homofobike dhe të ofendonte gratë.
Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale nuk kaloi pa u komentuar nga Dua Lipa, e cila përmes një postimi në Instagram tha se është distancuar nga çdo koment i bashkëpunëtorit të saj DaBaby.
“Ju të gjithë e dini se çfarë mendoj unë për komunitetit LGBTQ, unë qëndroj pranë tyre 100% dhe të gjithë e dinë që njerëzit që kanë qëndrime homofobike nuk mund të jenë në rrethin tim”, tha Dua.
Dua ka ndërprerë çdo bashkëpunim me reperin dhe ka hequr remiksin e këngës “Leveteted” nga koncertet dhe performancat e saj.
Perderisa Dua Lipa, pritët që të i dhuroj Prishtinës, një nga festivalët më të medha në Ballkan ‘Sunny Hill”, reperi pritët që të qendrojë në Kosovë.
Mirëpo, mesa duket anulimi i reperit në SHBA dhe nga vetë Dua, nuk i ka bërë përshtypje asnjërit prej klubeve të natës në Prishtinë, pasi që ky i fundit ka qenë i ftuar për të performuar atje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, ku përmes rrjeteve sociale ka promovuar reperin dhe ka nisur shitjen e biletave.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se sa bileta janë shitur si dhe a ka interesim nga publiku për ti blerë ato.