Quentin Tarantino thotë se ai shkroi një rol për Adam Sandler në 'Inglorious Basterds'
Quentin Tarantino konfirmoi se shkroi një pjesë për Adam Sandlerin në "Inglorious Basterds".
Gjërësisht është spekuluar se Sandler ishte paraparë të merrte një rol në filmin e famshëm, i cili ishte me regji të Tarantinos, dhe tash - më shumë se 13 vite nga publikimi - konfirmoi se spekulimi është i vërtetë.
59-vjeçari tha se pjesa e 'Sergeant Donny', 'hebreu ari Donowitz' ishte paraparë të luhej nga Sandler, por aktori tashmë kishte filluar punë me xhirimet e "Funny People" në të njëjtën kohë.
Tarantino rikujtoi planin e tij - dhe si shkoi keq - në podkastin "Bill Maher's Club Random", ku ai ishte i ftuar përkrah regjisorit dhe skenaristit të "Funny People", Judd Apatow.
"[Jud dhe unë] u takuam përmes Adam Sandler gjatë kohës kur unë bëra 'Little Nicky'," tha ai.
"Unë po kaloja kohë me ekipin për një kohë. Bëmë disa gjëra së bashku.
"Por gjithashtu 'Freaks' dhe 'Greeks' sapo kishin filluar transmetimin, por krejt turma e 'Happy Maddison' po çmendej për të".
Apatow pastaj zbuloi pjesën e fajit që vodhi Sandler nga ai.
"Ndihem keq sepse bëra 'Funny People' me Sandler, nuk e dija se ishte në të njëjtën kohë kur ti doje ta përdorje për 'Inglorious Basterds'," tha ai.
Tarantino siguroi Apatow se kishte logjikë që Sandler të luante në filmin e tij, por tha se aktori ishte i tunduar të merrte rolin.
"Qartazi është dashur ta bënte tëndin për shkak të tërë stories", u përgjigj Tarantino. "Mendoj, ti e fillon me një video kasetë të juajën si fëmijë.
"Por po, 'hebreu ari'... e shkrova për Adam Sandler.
"Kur po e bëja 'Little Nicky', ai po më thoshte: 'Oh burrë. Do të kem rastin të rrah nazistë të dreqit me një shkop? Fantastike dreqin. Mezi pres ta bëj!'
"Ai po i thoshte çdo burri hebre, 'do të luaj këtë djaloshin që rrah nazistë me një shkop bejsbolli'."
Mirëpo, nuk ishte e shkruar të ndodhte. Dhe për t'i përkeqësuar edhe më shumë gjërat për Tarantinon, Apatow kishte marrë kandidatët më të mirë në 'Funny People'.
"Ja ku është problemi, Judd mori të gjithë hebrenjtë e mirë", tha Tarantino.
"Ky ishte problemi. Seth Rogen dhe krejt hebrenjtë e mirë po luanin në 'Funny People'.
"Unë po e vrisja Hitlerin me një shkop bejsbolli dhe nuk ka asnjë hebre të mirë të disponueshëm! David Krumholtz, askush!
"Krejt hebrenjtë e mirë ishin të rezervuar! Po e bëja fantazinë e burrave hebrenj!"
Dreqin - ky është një mëkat i madh.

