Kanye West thotë se Quentin Tarantino ia vodhi idenë për filmin ‘Django’
Dhjetë vite pasi u publikua filmi Django Unchained, reperi Kanye West tash po thotë se ideja e filmit iu vodh nga një prej video klipeve të tij të mëhershme muzikore.
Reperi u shfaq në Piers Morgan Uncensored këtë javë, në një intervistë të paralajmëruar si "të jashtëzakonshme" nga Morgan.
Dyshja diskutoi për gjithçka, nga komentet kontraverse të mëhershme të West për komunitetin e hebrenjve, deri te ish marrëdhënia e tij me yllin televiziv, Kim Kardashian.
Por, në një pikë, biseda mori një kthesë të papritur kur West solli në vëmendje një film nga Quentin Tarantino - i cili thotë se ia vodhi idenë.
Sipas West, filmi uestern Django Unchained - i cili flet për një ish skllav që bashkon forcat me një gjuetar për ta shpëtuar gruan e tij - ishte në fakt një ide që e kishte sjellur në videon e hit këngës, "Gold Digger", e cila u publikua më 2005 dhe ku gjithashtu përfshihet Jamie Foxx si këngëtar.
West i tha Morgan: "Tarantino mund të shkruajë një film për skllevërit ku - në fakt, ai dhe Jamie Foxx morën idenë nga unë sepse ideja për Djangon ishte nga unë te videoja për 'Gold Digger'.
"Dhe pastaj Tarantino e ktheu në film".
As Tarantino, e as Foxx nuk i janë përgjigjur publikisht komenteve të West.
Diku tjetër në intervistë, West adresoi komentet e tij kundër hebrenjve, të cilat e pezulluan nga Twitteri.
Ai gjithashtu u pezullua nga Instagrami pasi tha: "Do të shfrytëzoj ty si shembull për t'u treguar njerëzve hebre që të kanë thënë të më telefonosh për të më kërcënuar ose influencuar".
Derisa West origjinalisht potencoi se ndihej "i lumtur" që u pezullua nga rrjetet sociale, dhe ishte "i lumtur që tejkaloi kufijtë", ai tash pranon se komentet e tij ishin raciste.
Kur Morgan e pyeti nëse pendohet për atë që ka thënë, West fillimisht tha: "Jo, absolutisht jo. Absolutisht jo. Absolutisht jo".
Por, kur u sfidua nga prezantuesi, i cili tha se komentet e tij antisemitike ishin "aq raciste sa çdo gjë që thua se ke kaluar", West pastaj tha se mendon se komentet e tij ishin raciste.
Ai u shpreh: "Po, qartazi, për këtë e thashë. Po, luftova zjarrin me zjarr, nuk jam këtu për t'u rrëzuar, është një lloj tjetër i luftëtarit të lirisë".
Më vonë gjatë bisedës, West pastaj ofroi një kërkimfalje për "lëndimin dhe konfuzitetin" që shkaktoi me komentet e tij.
Ai u shpreh: "E dini, do të them më falni për njerëzit që kam lënduar, konfuzitetin që ka shkaktuar.
"Ndjej se kam lënduar dhe kam shkaktuar konfuzitet dhe u kërkoj falje familjeve të njerëzve që nuk kishin të bëjnë asgjë me traumën nëpër të cilën kam kaluar, dhe përdora platformën time për të lënduar njerëz".

