Qëndroj lakuriq para gruas dhe ajo prapë nuk do të bëjë marrëdhënie, madje as në muajin e mjaltit nuk donte - NACIONALE

Qëndroj lakuriq para gruas dhe ajo prapë nuk do të bëjë marrëdhënie, madje as në muajin e mjaltit nuk donte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Jam një grua në të 30-at, e cila ka qenë në marrëdhënie me partneren (gjithashtu grua) për gati katër vite. Jeta jonë seksuale asnjëherë nuk ka qenë shumë e mirë, por ne e duam njëra-tjetrën thellësisht dhe kur në fakt bëjmë seks, është gjë e mirë.

Por frekuenca është e ulët - jemi intim nga një herë në disa muaj dhe ajo asnjëherë nuk inicon seksin. Së fundmi jemi martuar dhe gjatë javës së muajit të mjaltit, bëmë seks vetëm një herë.

Jam në fund të litarit e frustruar dhe e trishtuar për shkak se ajo nuk dëshiron të fle (bëjë seks me mua). Jam munduar të flas me të për atë që po ndodh dhe ajo gjeneralisht mundohet ta mohojë, duke ia vënë fajin jetëve tona të zëna.

Kur solla në diskutim muajin e mjaltit dhe faktin se jam refuzuar disa herë gjatë javës kur të dyja ishim të relaksuara, ajo nuk pati përgjigje. A është koha të gjejmë një terapist seksi? Nuk dua një martesë pa seks ose me pak seks. E dua gruan shumë, dhe nuk dyshoj se edhe ajo më do, por vërtetë ka filluar të ndikojë për mënyrën si ndihem për veten time.

Mund të vishim në mënyrën më seksi apo të jem lakuriq, dhe ajo prapë nuk bën ndonjë lëvizje. Çka mund të bëjmë për të ndryshuar gjërat?

Përgjigja e psikoterapistes së The Guardian, Pamela Stephenson Connolly


Një terapist i mirë seksi qartazi mund të ndihmojë. Një jo balanc sa i përket interesimit seksual mes partnerëve mund të jetë burim i frustrimit enorm për të dy. Mund të krijojë pendesë, frustrim dhe madje mund t'i paraprijë ndarjes. Me ndihmë, ju të dyja mund të fitoni qartësi për nevojat e njëra-tjetrës, të arrini një mirëkuptim, të mësoni të komunikoni më mirë - dhe të keni mundësinë më të mirë për të zgjidhur situatën.

Nganjëherë ka arsye mjekësore apo psikologjike për dëshirë të ulët, dhe një terapist seksi mund të ndihmojë të identifikojë faktorë që kërkojnë vëmendje speciale.

Fatkeqësisht, shumë njerëz në mënyrë pasive pranojnë një gjë të tillë, e cila - si e keni vërejtur edhe ju - mund të ketë efekt shkatërrues në vetëvlerësimin e tjetrit. Veproni mirë të konsideroni kërkimin e ndihmës.

Lajme të ngjashme