Pyetja e shekullit: Kush e tradhtoi Anne Frankun?
Ditari i Anne Frank ka qenë mes librave më të komentuar të shekullit. Anne Frank ishte një vajzë hebreje e cila për dy vjet, përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte e fshehur në Amsterdam ku familja e saj ishte zhvendosur pasi nazistët morën kontrollin e Gjermanisë. Ditarët e saj, të cilët përshkruajnë nga syri i fëmijës tmerret e Luftës së Dytë Botërore, kanë bërë bujë dhe libri i saj është mes dokumenteve më të diskutuara dhe dëshmive më drithëruese për këtë pjesë të errët të historisë së Europës.
Ajo jetoi e fshehur në Amsterdam, derisa u kap dhe u dërgua bashkë me familjen në kampin e Aushvic-Birkenau në Poloni, nga ku do të dërgohej në kampin Borgen, ku edhe vdes në moshën 15 vjeçare.
2 tetor 2017: ish-agjenti i FBI-së hap hetimet për rastin e Anne Frank
Dyshimet se Anne Frank u tradhtua dhe u dorëzua te nazistët u bënë gjithëherë e më popullore, derisa në vitin 2017, dukej se pyetja do të gjente përfundimisht përgjigje. Prestigjiozja britanike The Guardian, në vitin 2017 e publikoi lajmin se një agjent i pensionuar i FBI-së, duke përdorur dokumentet në dispozicion në shtëpinë e Frank në Amsterdam, do të lansonte një hetim të ftohtë lidhur me historinë e dorëzimit të saj në duart e nazistëve.
18 janar 2022: E vërteta?
Hetimi ishte i gjatë e rraskapitës. Hetuesi i pensionuar i FBI-së, për vite të tëra e hulumtoi në disa pista dhe libri i dalë këtë vit “Tradhtia ndaj Anne Frank: një hetim i ftohtë” i autores kanadeze, Rosmary Sullivan, prentendonte të sillte në pah të vërtetën për kapjen e adoloshentes së njohur.
Libri bëri shumë bujë, u përkthye në shumë gjuhë dhe u shfaq edhe në programin e njohur “60 Minutes” nga CBS.
Shpjegimet në libër, bazuar në hetimet e Vince Pankoke, flisnin për mënyrën sesi Anne Frank kishte rënë në duart e nazistëve, si një histori spiunimi i një noterit hebre, Arnold van den Bergh, i cili e kishte ‘’blerë paqen” me nazistët duke ua dorëzuar Anne Frank-un.
Zhgënjimi
Megjithatë, ajo që ndodhi me librin nuk ishte ajo që pritej. Historianë, hulumtues dhe përfaqësues të komunitetit hebre, reaguan ashpër ndaj librit që në 24 orët e para të lansimit, duke thënë se ishte krejtësisht i pabazuar në fakte dhe nuk i kishte marrë parasysh rrethanat. Botuesi HarperCollins nuk ishte përgjigjur ndaj fushatës, por ky nuk është rasti me të tjerët. Në shumicën e gjuhëve, ai u tërhoq nga botimi.
Disa orë më parë
Botuesi holandez i librit, Ambo Anthos, lëshoi një deklaratë lidhur me raportin kritik që i ishte bërë librit duke thënë:
“Bazuar në përfundimet e këtij raporti, ne kemi vendosur që libri të mos jetë më i disponueshëm dhe vendimi është në fuqi menjëherë. Ne do t'u bëjmë thirrje librarive që të kthejnë stokun e tyre.”
Ndonëse kjo është një dëshmi tjetër për fuqinë e lobit hebre në botë, megjithatë pyetja sesi Anne Frank ra në duart e nazistëve mbetet pa përgjigje dhe, ndonëse u prit me entuziazëm, edhe ky hetim mbetet pa e dhënë përgjigjen përfundimtare.