Publikohet traileri i parë i "Scream 6"
Është lansuar traileri i parë i filmit "Scream".
Zhvillimi i fundit sheh hit horrorin të kthehet në gjueti për viktima.
Së bashku me rikthimin e Melissa Barrera dhe Jenna Ortega, të cilat luajnë Sam dhe Tara respektivisht, filmi gjithashtu sheh të mbijetuarit e "Scream", Mindy dhe Chad Meeks-Martin, luajtur nga Jasmin Savoy Broën dhe Mason Gooding duke u rikthyer për një tjetër aventurë të rrezikshme.
Dhe nëse traileri është për t'u marrë parasysh, ata duket se do të kenë kohë të vështirë, me "Ghostface" që shihet duke u sorollatur në stacion treni, duke i shikuar.
Sipnoza zyrtare thotë: "Rrëfimet e 'The Scream' vazhdojnë me katër të mbijetuar nga vrasjet e 'Ghostface', derisa lënë prapa 'Ëoodsboro' për të filluar një kapitull të ri".
Më herët këtë vit, u zbulua se një karakter i cili nuk do të rikthehet ishte Sidney Prescott, luajtur nga Neve Campbell.
Me anë të një komunikate në qershor, ajo citoi ofertën e ulët financiare si arsyen pse refuzoi të merrte pjesë në filmin e gjashtë.
"Si grua, është dashur të punoj jashtëzakonisht shumë në karrierë për ta stabilizuar vlerën time, veçanërisht kur bëhet fjalë për 'Scream'," vazhdoi ajo.
"U ndjeva se oferta që u prezantua për mua nuk ishte adekuate me vlerën që i kam sjellur këtyre filmave... ka qenë vendim shumë i vështirë ta lë prapa.
"Për gjithë fansat e mi nga 'Scream', ju dua. Ju gjithmonë keni qenë jashtëzakonisht mbështetës për mua.
"Jam përgjithmonë mirënjohës ndaj jush dhe për atë që më kanë dhënë këta filma përgjatë 25 viteve të fundit".
Kjo nuk është hera e parë që aktorja është ankuar për kompensimin e saj për rolin në filmat “Scream”.
Duket diskutuar filmin “Scream 3”, i cili ishte publikuar më 2000, ylli hollivudian kishte potencuar se mori “para të mira” nga ky film, por nuk mori profitin eventual i cili i ishte premtuar.
Zhanri i horrorit ka tendencë të përballet me probleme financiare, që nënkupton se aktorët dhe aktoret gjeneralisht nxitur nga aksionet e fitimit pasi të ketë dalë për një periudhë kohore.
Mirëpo, Campbell sugjeroi se shumë prej premtimeve që i ishin bërë në filmat e mëhershëm të “Scream” asnjëherë nuk janë mbajtur nga studio dhe ekzekutivët e filmit.
“Gjithmonë është një premtim në fund”, tha ajo për “Curtis”.
“Dhe pastaj, nayrisht, zhytet në publicitet dhe kostot dhe krejt arsyet të cilat ata i komentojnë ‘oh, në fkat jo, nuk i kemi bërë ato para që kemi thënë në shtyp se I bëmë, kështu që ne nuk mund t’iu japim këtë shumë”.
