Publikohen fotot e para të filmit të ri “Captain America 4”, Harrison Ford debuton në ‘Marvel’
Harrison Ford është parë në xhirimet e filmit të ardhshëm “Captain America: New World Order”, filmi i ri nga universi kinematografik I “Marvel”.
Dhe në fotot e reja të publikuara nga “Just Jared”, fansat tash mund të shohin ikonën e Hollivudit në xhirime të filmit të ardhshëm të heroit amerikan.
Në imazhe, Ford mund të shihet në kostum, teksa xhirimet po zhvilloheshin në Atlanta të Gjorgjas.
Ikona 80-vjeçare e Hollivudit do të luajë karakterin e Gjeneralit Thaddeus, “Thunderbolt” Ross, një personazh negativ dhe armik i Hulkut në universin e “Marvel Comics”.
Ford ka marrë rolin nga William Hurt, i cili vdiq në moshën 71-vjeçare, më 13 mars, 2022.
Hurt njihej mirë për performancën që i fitoi çmim akademik në “Kiss of the Spider Woman”.
Ai gjithashtu është shfaqur në shumë filma të universit të “Marvel”, si “The Incredible Hulk” dhe “Captain America Civil War”.
Harrison Ford as President Thunderbolt Ross on the set of ‘CAPTAIN AMERICA: NEW WORLD ORDER’
— Thunderbolts News (@thunderbnews) March 29, 2023
(📸: @JustJared) pic.twitter.com/tkLrxoiCgC
Dhe, derisa karakteri i tij nuk kishte kryer punë me “MCU”, Ford është futur për të marrë detyrën.
Sipas “CBR”, presidenti i studios “Marvel”, Kevin Feige konfirmoi se roli i Ford në karakterin e librave klasik komikë do të ketë përdredhime të ndryshme nëpër filma.
Në “MCU”, “Thunderbolt” Ross zyrtarisht është zgjedhur Presidenti i ShBA-ve.
Sa ngazëllyese.
Duke folur për “CBR”, Ford zbuloi pse nënshkroi një tjetër kontratë të madhe për një zinxhirë filmash në moshën 80-vjeçare.
Ford, i cili gjithashtu luajti në filmat “Indiana Jones”, zbuloi se kasta impresive e “MCU” ishte ajo që e bindi të nënshkruante.
“Mendova ‘gjithë të tjerët duket se po kënaqen.’ Shikova gjithë këta aktorë brilantë duke kaluar kohë. Shoh tërë këta aktorë fantastikë duke ia kaluar mirë [në filmat e ‘Marvel’].
Tim Blake Nelson on the set of CAPTAIN AMERICA: NEW WORLD ORDER.
— Marvel Focus (@TheMarvelFocus) March 29, 2023
(📸: @JustJared) pic.twitter.com/M35MYdabZ2
“Më pëlqen të bëj diçka ndryshe nga ajo që kam bërë dhe të kënaqë njerëzit me të.”
Ford shtoi: “Kështu që do të provoj një copë nga kjo.”
Por nuk ishte vetëm Ford ai që u vu re në xhirimet e filmit të ardhshëm të “MCU”.
Aktori Tim Blake Nelson gjithashtu u pa së bashku me pjesën tjetër të kastës, derisa rikthehet si Samuel Sterns.
Por krejt çka kemi janë vetëm ca imazhe të filmit të ri të “Marvel”, me filmin e katërt “Captain America” që do të lansohet nëpër kinema më 3 maj, 2024.
