Jonah Hill u bë për spital pasi thithi vitamin D me hundë për çdo ditë për 7 muaj
Jonah Hill u hospitalizua pasi thithi kokainë të rreme çdo ditë për shtatë muaj gjatë xhirimeve të filmit “The Wolf of Wall Street”.
Ai luajti rolin e Donnie Azoff, i cili bazohet në ndërmjetësin e vërtetë të aksioneve dhe mashtruesin e dënuar Daniel Porush, në filmin e vitit 2013 së bashku me Leonardo DiCaprio në rolin e Jordan Belfort.
Duke u shfaqur në emisionin amerikan Any Given “Wednesday”, me Bill Simmons në vitin 2016, ai zbuloi: "Thitha aq shumë kokainë të rreme në ‘Wolf Of Wall Street’, saqë mora bronkit për tre javë. Më duhej të shtrohesha në spital.
“Është pluhur vitaminash, por nuk ka rëndësi sepse nëse fut kaq shumë lëndë në mushkëri, do të sëmuresh shumë.
"Ne po bënim fjalë për fjalë kokainë të rreme për, për shembull, shtatë muaj, çdo ditë. Unë kurrë nuk kisha më shumë vitaminë D gjatë gjithë jetës sime.”
Duke u hapur për mënyrën si u fut në karakter, ai shtoi: “Është interesante të pretendosh se je nën drogë.
“Shfrytëzoj muzikën, bëja një renditje për çdo skenë kështu që përpiqesha të bëj, p.sh., muzikë që [më bën të ndihem] i shqetësuar dhe kaotik... dhe më pas pija një ton kafe dhe Red Bull."
Pavarësisht se u investua së tepërmi në karakter, aq shumë sa përfundoi literalisht në spital, Hill më herët ka zbuluar se ai është paguar shumë më pak se që mund të mendojnë njerëzit për rolin.
39-vjeçari pranoi se ishte aq i ngazëllyer të punonte me regjisorin legjendar, Martin Scorsese, sa ishte i lumtur të pranonte shumën minimale që iu ofrua.
Duke folur për “The Howard Stern Show” më 2014, ai tha: “Unë arrita të jem në një film me Martin Scorsese dhe u nominova për Oscar.
“Ata më dhanë shumën më të vogël të rrogës të mundshme, kjo ishte oferta e tyre.
“Unë thashë ‘do të nënshkruaj sonte. Më dërgoni me faks letrat sonte.’ Dua të nënshkruaj sonte para se ata të ndryshojnë mendje. Dua t’i nënshkruajë para se të fle sonte në mënyrë që ata ligjërisht të mos mund të ndërrojne mendjen.”
Drejtuesi i radios, Stern pastaj ndërhyri për të qartësuar nëse kjo nënkuptonte se aktori u pagua 60 mijë dollarë për filmin.
Hill vazhdoi: “Ishte minimumi. Mendoj se është 60 mijë para komisioneve dhe taksave.
“Po, gati për shtatë muaj xhirime. Do të shisja shtëpinë dhe do jepja krejt paratë për të punuar për Scorsesen... do të bëja gjithçka në botë. Do ta bëja përsëri për një sekondë.”
