“John Wick: Chapter 4” bëhet filmi më i vlerësuar nga krejt John Wick-at e mëparshëm - NACIONALE

“John Wick: Chapter 4” bëhet filmi më i vlerësuar nga krejt John Wick-at e mëparshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“John Wick: Chapter 4” është shndërruar në filmin më të vlerësuar nga gjithë të tjerët me këtë personazh në “Rotten Tomatoes”.

“Chapter 4” ka regjistruar një vlerësim impresiv prej 93% në uebsajtin e filmave, pas gati 90 recensioneve.

Derisa filmi i parë John Wick kishte një vlerësim prej 86%, i dyti dhe i treti patën një vlerësim identik prej 89%.

Prapë, këta filma kanë dalë të jenë më të mirë me kalimin e kohës dhe kritikët janë të impresionuar me pjesën e katërt. Disa madje e kanë quajtur si filmin më të mirë aksion të të gjitha kohëve.

Recensionisti Ed Travis nga “Cinapse” hodhi në audiencë narrativën e “filmit më të mirë aksion ndonjëherë”, duke e quajtur “John Wick: Chapter 4” thjesht një prej filmave më të mirë aksion të gjeneratës, dhe ndoshta “i të gjitha kohëve”.

Tash, ky po që është një etiketim i guximshëm.

Por Ed nuk është i vetmi që mban këtë qëndrim rreth filmit.

John Nguyen lavdëroi sekuencat e aksionit të filmit dhe tha se “Chapter 4” sjellë “nivel më të lartë”.

Derisa Aaron Peterson për “The Hollywood Outsider” tha se mund të mos shohim një film të tillë përsëri për një kohë të gjatë.

Tom Santilli nga “Movie Shoë Plus” lavdëroi punën akrobatike dhe imazhet e aksionit, duke e quajtur “një arritje të re kurorëzuese”. Ndërkohë, Abby Olcese, e cila shkruan për “The Pitch”, gjithashtu tha se filmi do të “kënaqte” fandomin e tij teksa mishëron personazhet e tij mbështetëse, të cilët ndihen të merituar në kapitullin e katërt.

Ajo shkroi: “’John Wick: Chapter 4’ është saktësisht po aq kënaqës sa do të dëshironit të ishte një film John Ëick. Gjithashtu u jep më shumë personalitet karaktereve mbështetëse.”

Dhe derisa filmi është mbi tre orë i gjatë, nuk të jep ndjesinë se është i tepërt.

Olcese shtoi: “I lejohet, gjithçka që e bën filmin gati tre orë të gjatë, por kur konsiderojmë momentumin non-stop, nuk e ndjen kohëzgjatjen.

“Këta filma kanë mbetur zbavitës dhe shumë intelegjentë përgjatë tërë rrugës, dhe finalja nuk është ndryshe.”

“Chapter 4”, Reeves rikthehet në rolin kryesor, me Ian McShane që luan po ashtu si Winston dhe, tashmë të ndjerin, Lance Reddick si Charon.

Javën e kaluar vdiq papritur Reddick në moshën 60-vjeçare. Reeves dhe regjisori Chad Stahelski konfirmuan se do ia dedikojnë filmin atij.

“Jemi të trishtuar thellësisht për humbjen e mikut tonë të dashur dhe kolegut Lance Reddick,” thanë fillimisht Reeves dhe Stahelski në një komunikatë të përbashkët.

“Ishte kënaqësi të punonim me të. Dashuria dhe lutjet shkojnë për gruan e tij Stephanie, fëmijët e tij, familjet dhe miqtë.

“Ia dedikojmë këtë film kujtimit për të. Do të na mungojë shumë.”



Lajme të ngjashme