Për tokërrafshin Getinjo: Një tjetër që beson se toka është e rrafshët poshtërohet keq nga profesori
Një person që beson se toka është e rrafshët ka mbetur pa fjalë, pasi profesori totalisht e shkatërroi në argumente përgjatë debatit interesant - diçka që duhet ta shohë e të reflektojë mbi të edhe banori i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Getinjo.
Ky i fundit në një deklaratë gjatë një bisede me pjestarë të tjerë të Big Brother Vip Kosova, tha se beson se toka është e rrafshët, teori e cila është dëshmuar se është gabim nga shkenca.
Sidoqoftë, na pëlqeu s'na pëlqeu, fatkeqësisht shumë njerëz nëpër botë ndajnë mendimin e Getinjos se toka realisht është e rrafshët. Dhe një që është pjesë e klubit të reperit kosovar është, "Flat Earth Dave", një konspiracionist i cili drejton podkastin "The Flat Earth Podcast" dhe i cili vazhdimisht bën intervista për t'i ndarë pikëpamjet e tij.
"Flat Earth Dave" e gjeti veten në shoqërinë e një Dave tjetër kur mori pjesë në podkastin "Professor Dave Explains" më herët këtë vit, por është e drejt të themi se emrat e tyre ishin të vetmet gjëra që ata kishin të përbashkët.
Përgjatë episodit, të quajtur "Porfessor Dave poshtëron tokë rrafshin David Weiss", profesori dhe tokërrafshi u futën në një debat për formën e tokës, me tokërrafshin Dave që debatoi se teoritë për formën e rrumbullakët të Tokës (formë elipsoide sipas shkencës) erdhën nga astronomë (shkencëtarë në fushën e astronomisë), të cilët profesori Dave "nuk i njeh".
"Ti kurrë nuk i ke takuar këta burra, nuk di asgjë për këta burra më shumë se storiet që kontrolluesit e kësaj bote ua thonë", tha tokë rrafshi Dave.
Konspiracionisti gjërësisht kishte një përgjigje për gjithçka, por e gjeti veten në vështirësi të përgjigjej në një pikë të ngritur kur po flitej për lëvizjen e Tokës në hapësirë.
Duke u munduar të nënvizonte se Toka nuk mund të lëvizë kurrësesi në një orbitë, tokërrafshi Dave potencoi: "Ti mendon se ne po rrotullohemi 1000 milje në orë, dhe nuk e ndjejmë? Dhe po ndryshojmë drejtime?
"Si është kjo e mundur? Çka për kohën kur Toka vjen rreth Diellit përgjatë dimrit, përshpjeton dhe merr formën më të mprehtë, dhe ne nuk ndjejmë asnjërën nga këto forca?"
Profesori Dave përshkroi këtë argument si "qesharak", dhe inkurajoi tokërrafshin Dave t'i bashkohej, derisa ofroi sqarime.
Konspiracionisti pranoi se i duhet një vit Tokës për t'u rrotulluar rreth diellit; një fakt që nuk punoi në favorin e tij kur profesori Dave prezantoi argumentin e tij.
Ai tha: "Pse nuk futesh në veturë dhe bëj një rrotullim 360 shkallësh për një vit. A do ta ndjesh atë?
"Le ta zbërthejmë, 360 shkallë, 365 ditë, kjo i bie gati një shkallë në ditë, apo jo? Pse nuk futesh në një veturë dhe të ngasësh për 24 orë, dhe përgjatë 24 orëve të rrotullohesh për një shkallë. A do ta ndjesh këtë?"
Pasi më herët kundërpërgjigjej menjëherë, tokërrafshi Dave e gjeti veten në vështirësi, derisa po reflektonte mbi përgjigjen e profesorit Dave - pyetje e thjesht por që ka mundur të lë në pikëpyetje krejt ekzistencën e tij.
Ata që ishin të përfshirë në "Zoom" shpërthyen së qeshuri nga mungesa e përgjigjes - dhe derisa tokërrafshi Dave u mundua të rikthehej me një përgjigje, duke shtuar se po mundohej të gjente "mënyrën më të lehtë për ta përshkruar", ishte shumë vonë.
Nuk jam i sigurt se kishte kredibilitet të fillonte, por ja ku i keni përgjigjet për të konspiracionistë të tillë, përfshirë edhe Getinjon, kredibiliteti i të cilit pësoi një goditje të madhe me shfrenimet e tij për tokën e rrafshët në sy të popullit.
