Pavijoni i Kosovës në Venecia bëhet satelit i marsheve të 8 marsit - NACIONALE

Pavijoni i Kosovës në Venecia bëhet satelit i marsheve të 8 marsit

5 muaj më parë

nga Bienalja e Venedikut

Përmes një postimi në story në Instagram, Pavijoni i Kosovës në Venecia ka bërë thirrje për të gjithë që do të marrin pjesë në marshet e 8 marsit nëpër botë, që t'i ndajnë videot e tyre me Pavijonin.

Videot e marsheve nga e gjithë bota, do të postohen në llogarinë e Pavijonit të Kosovës. Kujtojmë që puna e feminizuar dhe pabarazitë në vendin e punës janë temë kryesore e instalacionit skulpturor të artistës Doruntina Kastrati dhe projektit me titull, “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” që sivjet do ta përfaqësoj Kosovën në ngjarjen më të madhe të artit në botë, Bienalen e Venecias.

Ky projekt i cili kurohet nga Erëmirë Krasniqi ka për qëllim të “sjell në publik rrëfimet e grave, të cilat punojnë në margjinë të shoqërisë”. - thuhet në deklaratën për media të Pavijonit të Kosovës.

Ndiqni nga afër punën në zhvillim të pavijonit të Kosovës në Facebook dhe Instagram

Lajme të ngjashme