Partnerja ime ka humbur dëshirën për seks: A duhet të filloj të mendoj ta bëj me dikë tjetër?
Jam burrë 52-vjeçar në një marrëdhënie dashurie me partneren grua, e cila është 49-vjeçe. Derisa kemi intimitet fantastik dhe shoqëri të mirë, nuk kemi intimitet seksual, pasi partnerja ime ka kaluar përmes permenopauzës dhe nuk tërhiqet seksualisht. Kështu ka vazhduar për dy apo tre vite dhe, edhe pse unë kam vazhduar të jem besnik (masturbohesha për shlirim seksual), më mungojnë eksperiencat seksuale me të. Nuk i kam bërë presion partneres për të bërë seks, dhe nuk dua të fle me ndonjë grua tjetër. Mirëpo, jam biseksual, dhe po mendoja të bëja seks me një burrë tjetër si miq me benefite. Kur e fola këtë me partneren time, e cila e di se jam biseksual, ajo u mërzit jashtëzakonisht shumë. Ndihem i humbur. E dua atë shumë por nuk e di çka të bëj. A duhet që thjesht të dorëzohem nga seksi dhe të festoj intimitetin e thellë që e kemi në marrëdhënie?
Përgjigja e psikoterapeutes së "The Guardian", Pamela Stephenson Connolly
Bëhu përkrahës dhe avokat i partneres tënde në ndihmën për të rikuperuar interesin e saj seksual - duke supozuar se kjo është diçka që ajo dëshiron. Mund të fillosh duke inkurajuar atë të kërkojë konsultim me një seks terapist, ose me ndonjë specialist të mjekësisë seksuale, i cili mund të japë verdiktin e tij. Mund të ketë faktorë tjerë që ndikojnë në përgjigjen e saj seksuale, por shumica janë të trajtueshme; thjesht duhet ta hetoni këtë. Është e panevojshme që ju të vuani në këtë mënyrë. Humbja e jetës seksuale të një çifti mund të jetë shkatërruese dhe mund të sjellë mjerim, kështu që rekomandoj të ndërmerrni masa menjëherë.
