Paga jashtëzakonisht e ulët që Miriam Margolyes mori për rolin e famshëm te Harry Potter - NACIONALE

Paga jashtëzakonisht e ulët që Miriam Margolyes mori për rolin e famshëm te Harry Potter

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Harry Potterit, Miriam Margolyes ka zbuluar se u pagua vetëm 60 mijë funta për rolin e saj në hit filmin me pjesë, ndonëse në retrospektivë, ajo nuk e turpëron aq shumë çekun e vogël të pagës.

Fansat do ta kujtojnë se britanikja luajti profesoreshën Sprout në dy pjesë - Harry Potter and the Chamber of Secrets, i cili u publikua më 2002 dhe Harry Potter and the Deathly Hallows më 2011 - Pjesa 2 - duke u shndërruar në një karakter shumë të dashur për një gjeneratë fëmijësh.

Mirëpo, në një intervistë së fundmi për Metro, 81-vjeçarja ka zbuluar se, atë kohë, ajo nuk ishte shumë e impresionuar me shumën që është paguar.

Por, në një intervistë së fundmi me Metron, 81-vjeçarja ka zbuluar se atë kohë ajo nuk ishte shumë e impresionuar me shumën sa ishte paguar.

Ajo u shpreh për të përditshmën: "Kurrë nuk kam bërë miliona nga Harry Potteri. Mendoj se tre ose katër njerëzit kryesorë e bënë dhe e merituan por karakteri im nuk e meritoi.

"Unë mora pjesë vetëm në dy filma dhe bëra 60 mijë funta duke qenë Profesoresha Sprout por nuk ankohem... tash.

"U mërzita atë kohë, por më bëri shumë të famshme".

Dhe, natyrisht se e bëri, por, pavarësisht suksesit që i solli roli, Margolyes më herët kishte zbuluar se ajo nuk është në fakt fanse e Potterit, gjë që ka ardhur si shokuese për fansat.

Në një video në Cameo, e cila u publikua nga një fans, Margolyes tha: "Të kuptoj se ti dhe Chris jeni fansa të mëdhenj të Harry Potterit. Unë nuk jam.

"Nuk jam kundër, thjesht nuk jam e interesuar. Nuk kam parë asnjëherë një film, as nuk i kam lexuar kurrë. Thjesht mora paratë dhe jam mirënjohëse për këtë.

"Mendoj se JK Rowling është shkrimtare fantastike dhe jam e sigurtë se bota e Harry Potterit është botë e mirë. Por nuk është bota ime". Ouch.

Më herët këtë muaj, aktorja i kushtoi tribut homologut të saj në film, Robbie Coltrane, pas vdekjes në moshën 72-vjeçare.

Margolyes kujton punën me Coltrane, derisa thotë se ishte "i jashtëzakonshëm".

Duke folur për 'BBC Radio 4', ajo tha: "Ai ishte një aktor shumë i mirë dhe një burrë brilant. Thjesht ndihem e frustruar që vdiq. Është humbje e madhe. Ishte i jashtëzakonshëm dhe jam shumë e trishtë".

Lajme të ngjashme