Oscar 2022: 'Drive My Car' favoriti kryesor?
Drama e lehtë por e thellë e Ryūsuke Hamaguchi është një lloj i rrugëtimi emocionues, i cili nënvizon për mrekulli kinemanë e huaj.
Dy vjet më herët, pasi çmimi kryesor i Oscar shkoi për herë të parë te një film i huaj, për 'Parasite', Bong Jon-ho tha:
"Posa të tejkalosh pengesën një centimetër të barrierës së përkthimit, do të njoftoheni me shumë filma të tjerë të jashtëzakonshëm."
Nëse 'Drive My Car', i regjisorit Ryūsuke Hamaguchi - padyshim film brilant - bëhet filmi i dytë i huaj që fiton çmimin kryesor, do të nënkuptonte se votuesit e Oscar kanë kaluar shumë barriera: jo vetëm përkthimin anglisht të filmit, por gjithashtu edhe gjuhën e shenjave të japonishtes, koreanes, e gjuhës mandarin, derisa regjisori përdor metoda eksperimentale multilinguiste, shkruan 'The Guardian'.
Përgjatë sezonit të çmimeve të këtij viti, 'Drive My Car' ka pasur një rritje të ingranazheve jashtë kategorisë së gjuhëve të huaja për të hyrë në një bisedë më të rëndësishme – pavarësisht një kohe të parandjerë tri-orëshe, një ton me vendosmëri të lartë dhe një lloj ritmi të pangutur, kjo e lejon atë të heqë kreditet e hapjes brenda 40 minutave. Por, mesazhi i tij është më i gjerë. Jo vetëm struktura poliglote, por edhe eventet brenda, tregojnë aspiratën e Hamaguchi për universalen dhe trajtimin e temave më të mëdha: seksualiteti si forcë krijuese, enigma e të tjerëve, pikëllimi, aftësia e tregimit dhe e aktrimit për të transmetuar traumën.
Ndoshta arritja më e madhe e 'Drive My Car', është fakti se me çfarë përpjekje pa u munduar e arrin këtë. Yûsuke nuk ka humbur vetëm gruan e tij, ai gjithashtu ka zbuluar se ajo kishte aferë seksuale me aktorin Kôji; një tradhti kreative, e dyfishtë.
Për të qenë më të qartë, narrativa - e bazuar në një storie të shkurtër të Haruki Marakamit - zhvillohet kështu: dy burra të moshës mesatare, të dy aktorë, janë në një bar. Njëri quhet Kafuku, gruaja e të cilit ka vdekur vite më parë, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Tjetri quhet Takatsuki, burri i fundit me të cilin grauaja e Kafukut, kishte pasur një aferë para diagnozës së kancerit.
Kafuku e di për marrëdhënien e Takatsukit me gruan e tij, dhe ai është poashtu goxha i sigurt se ai njëmend e deshi gruan e tij dhe se ende nuk është rikuperuar nga humbja. Ai inicoi miqësinë për motive të cilat nuk janë krejtësisht të qarta as për veten e vet; dëshiron të kuptojë më shumë për gruan e vdekur, por gjithashtu dëshiron t'i kuptojë më mirë arsyet pse ajo flinte me Takatsukin dhe ndoshta edhe ta ndëshkonte Takatsukin.
Por, për befasinë e Kafukut, pas disa muajsh dehje së bashku, dyshja formon një marrëdhënie solide të miqësisë, pa ia zbuluar asnjëherë njëri-tjetrit çka kishte ndodhur. Tash, pasi i janë afruar temës, Kafuku hapet paksa, duke i thënë Takatsukit se e vajton faktin që nuk e njohu gruan e tij aq mirë, sa do të dëshironte ta njihte. Burri tjetër duket shumë afër të zbulojë atë që Kafuku tashmë e di, por... po e evitojmë spoilerin kësaj radhe.
Sidoqoftë, afër fundit të 'Drive My Car', maskat fillojnë të paraqiten. Në fillim, të jep përshtypjen se filmi është xhiruar para pandemisë, por në fakt, Hmaguchi e xhiroi atë gjatë pandemisë, por për to nuk diskutohet fare në film.
Mbetet të shihet nëse ky film do të arrijë të triumfojë në garën e fortë për Oscar, event që do të mbahet më 28 mars.