Orgazma përjetoj veç kur bëhem gips - partnerit nuk po i pëlqen kjo - NACIONALE

Orgazma përjetoj veç kur bëhem gips - partnerit nuk po i pëlqen kjo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga "The Guardian"

Jam 57-vjeçare dhe e kam zbuluar se mënyra e vetme të përjetoj orgazëm është të bëhem gips (dru, nën ndikim) me marihuanë. Partneri im nuk ndihet mirë për këtë. Unë thjesht mund të bëhem gips duke u mastuarbuar kështu që ai nuk ndikohet, por pastaj nuk arrij të kem orgazmën e njëjtë kur jemi bashkë. Kam dëgjuar se ka kremra THC që mund të rrisin ndjeshmërinë dhe të anashkalojnë nevojën për të qenë gips. Kam lexuar gjithashtu se nuk jam vetëm në gjetjen e kënaqësisë së shtuar përmes kanabisit.

Përgjigja e psikoterapeutes së "The Guardian", Pamela Stephenson Connolly

Kremrat THC, të cilat derivojnë nga kanabisi, mund të ndihmojnë, dhe nëse jeton në një vend ku mund t'i siguroni, mund t'ia vlejnë t'i provoni. Por, derisa ka ligje në lidhje me kanabisin, nuk ka ligj që thotë se ti duhet të kesh orgazmë gjatë seksit me partner. Nëse e bën orgazmën objektivin tënd, me shumë gjasë do të mbetesh e frustruar. Pa marrë parasysh a përdorni kanabis apo jo, mundohuni ta bëni seksin për të dhënë dhe marrë kënaqësi. Tregoi partnerit saktësisht për çka ke nevojë; marihuana mund të tërheqë kënaqësinë por nuk do të përmirësojë komunikimin, teknikën ose afërsinë mes jush.

Lajme të ngjashme