Seksi me partnerin tim bëhet veç për nevoja të tij dhe kryhet shumë shpejt
Autore Pamela Stephenson Connolly nga 'The Guardian'
Unë dhe partneri im po bëjmë seks rregullisht, gjë që është fantastike, por ai gjithmonë pëlqen të jetë në kontrollë - dhe kjo nënkupton se gjithçka sillet rreth tij dhe përfundon shumë shpejt.
Në fillim, ai më kërkoi ta udhëhiqja drejt gjërave që i dua por, kur u mundova ta bëj këtë, ai insistoi se i pëlqen të bëjë atë që i pëlqen atij dhe se kjo tutje nuk ishte më për diskutim.
Nuk dua ta mërzisë dhe t'ia them të vërtetën në fytyrë - se kjo nuk është përmbushëse për mua. Kjo ka vazhduar të ndodhë për një kohë të gjatë. Dua një jetë seksi bashkarisht, jo një që është veç për të.
A mund të më ndihmoni ta zgjidh këtë?
Disa njerëz stresohen shumë rreth rolit të pritur për t'i ofruar kënaqësi e orgazëm partnerit, dhe ndoshta partneri mërzitet sepse mendon se nuk mund t'i plotësojë nevojat tua. Një argument tjetër qëndron se ai thjesht mund të jetë vetjak. Mundohuni t'i qaseni këtij problemi se ndoshta atij i duhet një tjetër udhërrëfyes nga ti, dhe frikësohet të të zhgënjejë.
Shumë gra kanë zbuluar se marrja e përgjegjësisë për kënaqësinë e tyre rrit kënaqësinë e përbashkët.
Mundohuni të gjeni mënyra erotike për të rritur kënaqësinë tuaj gjatë bërjes së dashurisë. Një teknikë përfshinë stimulimin manualisht ose me një lodër seksi gjatë marrëdhënies. Shumër partnerë e gjejnë ngjallëse, dhe si rezultat edhe vetë bëhen më të vullnetshëm të udhëhiqen drejt dhurimit të stimulimit direkt me klitoris ose çfarëdo që dëshirohet.
Bëhu e durueshme dhe mbështetëse. Bëj kërkesat të thjeshta dhe të qarta, dhe shpërbleni çdo tentativë të vogël që ai bën për t'iu kënaqur. Mbi të gjitha, mbaje mend se ke të drejtë të dëgjohesh dhe të të plotësohen nevojat seksuale.
- Pamela Stephenson Connolly është psikoterapiste që jeton në SHBA, e që është e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale.