Nuk ka vetëm telefona, Apple ka edhe befasi të tjera
Në fund të muajit gusht, gjiganti nga Cupertino njoftoi një ngjarje ku do të prezantojë disa pajisje të reja, ndër të cilat më të priturat janë iPhone-ët e rinj.
Ngjarja është planifikuar për sonte, do të zhvillohet në Teatrin Steve Jobs dhe quhet Far Out.
Në konferencë pritet të prezantohen katër iPhone të rinj, një “Apple Watch” e re dhe sipas disa njoftimeve një iPad dhe kufje të reja.
Apple po e ndërpret edhe modelin “Mini” iPhone, ndaj këtë vit priten pajisje me ekrane 6.1 dhe 6.7 inç.
Kjo është ngjarja e parë e kompanisë në ambiente të mbyllura që nga fillimi i pandemisë, duke njoftuar promovimin e pajisjeve të reja.
Bazuar në raport, pajisjet më të fundit pritet të marrin një dizajn të ri, kamerë, ruajtje dhe përditësime të dizajnit, si dhe lidhje me rrjetin satelitor.
Analistët kanë njoftuar se Apple mund të rrisë çmimin e iPhone këtë vit. Kërcimi me shumë gjasa do të vlejë për modelet “Pro”, ndërsa çmimet e modeleve të nivelit të ulët do të mbeten të pandryshuara.
Pritet edhe shpallja e ekskluziviteteve të reja të Apple TV.