Njerëzit nuk po mund ta besojnë arsyen pse çatitë e autobusëve janë me të bardhë
A keni hamendësuar ndonjëherë pse çatitë e autobusëve të Londrës janë me të bardhë?
Mirë, tash mund ta themi zëshëm, potencialisht ne mund të mos kemi qenë kurrë në Londër dhe tek tash në këtë artikull po e kuptojmë se çatitë e autobusëve të këtij qyteti qenkan të bardha.
Sidoqoftë, po del se është një arsye jashtëzakonisht intelegjente prapa çative me ngjyrë ndryshe.
Një shfrytëzues i Reddit shfrytëzoi këtë rrjet social për të shprehur befasinë: "Autobusët e Londrës kanë çati të bardhë, si nuk e dija këtë?"
Natyralisht, njerëzit filluan të ofronin arsyje pse çatia mund të ketë ngjyrë ndryshe.
Disa thanë se mund të jetë për shkak të kodit identifikues në çati të autobusit, FYI, nuk është ajo arsyeja: "Numri i ID me të zezë me shumë gjasë nuk theksohet shumë në të kuqen, kështu që bëhet me të bardhë në mënyrë që të identifikohet me lehtësi nga helikopterët/CCTV".
Një tjetër shpejt kundërshtoi teorinë, duke thënë: "Por, kjo nuk e shpjegon pse e tërë çatia është me të bardhë - atyre do t'u duhej ta bënin të bardhë vetëm rrotull numrave të ID".
Një tjetër tha se është për shkak se njerëzit që porosisin autobusët ishin ngushtë me para, ose thjesht nuk donin të harxhonin bojë. "Ndoshta boja e bardhë është më e lirë? Ndoshta e bën më të qartë gjatësinë dhe pozitën e autobusit nga lart? Bojaxhiu ishte përtac? Një kombinim i këtyre?"
Mirëpo, as kjo nuk ishte teoria e vërtetë.
Pas pak gërmimi, arsyeja e vërtetë e çatisë me ngjyra të ndryshme u bë e dukshme - është efikase.
E shihni, ndërsa mund të habiteni nga ngjyra e çatisë, rezulton se automjetet me majë të bardhë kanë qarkulluar nëpër Londër që nga viti 2004.
Çatia e bardhë reflekton diellin, duke e mbajtur autobusin të ftohtë verës dhe e ndalon nga mbingrohja.
Derisa mund të duket se nuk funksionon në mes të gushtit, përpjekja është për t'u vlerësuar.
Nëse po pyesni se si kjo i bën gjërat më efikase sa i përket karburantit, kjo ndodh sepse autobusi nuk duhet të përdorë kondicioner, i cili konsumon karburant. Kjo do të thotë gjithashtu se autobusët janë më miqësorë me mjedisin.
Por, dizajni i menduar shkëlqyeshëm nuk funksionon vetëm në verë, siç shtoi një përdorues tjetër i Reddit - çatia e bardhë ishte gjithashtu e dobishme në dimër: "Gjithashtu duke qenë se e bardha është më e ngadalta në emetimin e rrezatimit, ajo ndihmon në kapjen e nxehtësisë gjatë kohërave më të ftohta, veçanërisht në majë ku shkon natyrshëm i gjithë ajri më i ngrohtë."
