Nëna e Matthew McConaughey refuzoi të mbulonte organin gjenital të babait të tij pasi vdiq gjatë seksit - NACIONALE

Nëna e Matthew McConaughey refuzoi të mbulonte organin gjenital të babait të tij pasi vdiq gjatë seksit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ju kurrë nuk harroni ditën e vdekjes së prindërve, por për Matthew McConaughey, ishte një moment i paharruar për arsye të ndryshme.

Po del se nëna e yllit të filmit Dallas Buyers Club refuzoi të mbulonte organin gjenital gjigant të babait të tij kur vdiq gjatë seksit.

53-vjeçari u hap për marrëdhënien e prindërve në memorialin e tij, duke i përshkruar ata si "Oqeani Paqësor në stuhi".

Kay dhe James McConaughey kanë pasur batica dhe zbatica, pasi u divorcuan dy herë dhe u martuan tre herë.

Por, pavarësisht ngritjeve e zbritjeve, Matthew tha se kohët e këqija u "mbytën nga dashuria dhe humaniteti" që kishin për njëri-tjetrin.

Dhe pasioni mes tyre nuk ishte asnjëherë një problem, derisa aktori zbuloi se babai i tij parashikoi se do të përfundonte i vdekur duke "bërë dashuri" me gruan e tij - një profeci që doli të jetë e vërtetë.

Duke e përshkruar momentin në librin e tij, Mattheë shkroi: "Mora një telefonatë nga nëna ime: 'Babai yt vdiq'. Gjunjtë më lëshuan.

"Nuk mund ta besoja. Ai ishte babai im. Asgjë dhe askush nuk mund ta vriste. Veç nënës time.

"Ai gjithmonë më thoshte mua dhe vëllezërve, 'djema, kur të shkoj, do të jem duke bërë dashuri me nënën tuaj'. Dhe kjo ndodhi. Ai pati një sulm në zemër."

Edhe pse ishte goxha eksplicite, del se ka më shumë nga storia me Matthewn që kishte vendosur të mos e përfshinte në libër.

"Kuptova më vonë se kur erdhi ambulanca për ta marrë në shtëpi, qartazi të gjithë fqinjtë dolën në rrugë.

"Dhe ata erdhën dhe më thanë më vonë se nëna ime nuk i linte paramjekësorët ta mbulonin.

"Ajo vazhdonte ta tërhiqte mbulesën; 'Uh-uh, dua që bota të shohë pse nofka e tij ishte 'Big Jim', mos e mbuloni'."

Epo, mendoj se kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin për të - fqinjtë nuk do ta harrojnë atë nofkë në të ardhmen e afërt.

Edhe vet Kay ishte hapur për burrin e saj në një episodë të vitit 2020 të Red Table Talk, në të cilën tha: "E dini si vdiq, apo jo?

"Burri im vdiq duke bërë dashuri me mua, dhe më kujtohet duke thënë kur u rrëzua, i thashë: 'Si është puna djalosh, të harxhova?'

"Dhe ai nuk jepte përgjigje, nuk përgjigjej dhe po mendoja, 'oh zoti im, diçka nuk është në rregull'."

Ajo vazhdoi: "Nuk kisha ide se ishte e tepërt. Zemra e tij u ndal, e dini? Bëmë një aheng për të, disi një festë për jetën e tij".

Lajme të ngjashme