Në punë bëj shumë thashetheme për të tjerët, e urrej veten por nuk po mund të ndalem: Çka të bëj?
Artikull i përkthyer nga The Guardian
Pyetja: Nuk mund të ndalëm së bëri thashethëme dhe së ankuari për njerëzit rreth meje. Kjo më së shumti ndodh në punë dhe nuk jam i vetmi që e bën; është ambient toksik ku ankesat janë normale, kështu që është e vështirë të rezistoj. Çdo ditë i flas vetes se si nuk do të them asgjë të keqe për askënd dhe çdo ditë prapë futem në thashethëme dhe përfundoj duke thënë diçka të keqe. Është aspekti që më së shumti e urrej për veten dhe kam filluar të besoj se thellë jam një person i tmerrshëm, i cili nuk meriton miq.
Dikur isha krenar me veten dhe aftësinë për të qenë i sinqertë, me opinion dhe që flet, por balanci ka shkuar për trishtim, duke u ankuar dhe duke u marrë me thashethëme. Pjesa më e keqe, kur flas për dikë, thellë në zemër nuk kam ndjenja negative rreth tyre dhe nuk e kuptoj pse them gjëra kaq të këqija.
Kam punuar shumë me veten në disa vitet e fundit (jam bërë esull, kam shkuar në terapi) dhe jam i turpëruar që nuk kam evoluar në një person më të mirë. Nuk dua të jem mendjengushtë e të mundohem t'i ulë të tjerët. Vërtetë respektoj dhe admiroj njerëzit që janë më pozitiv, mendjehapur dhe mund të kontrollojnë mendimet dhe emocionet afër të tjerëve - si të bëhem ai person dhe t'i them lamtumirë kësaj pjese helmuese që e kam?
Përgjigja e Philippa Perryt, psikoterpistja e The Guardian:
Ti e ke pranuar dhe artikuluar problemin, je në rrugë të mirë të ndryshosh kahje. Dua ta shikosh poemën e famshme të Portia Nelson: Një autobiografi në pesë kapituj. Ka të bëjë me një ecje në rrugë dhe rënie në një vrimë. Ajo bie në të, nuk është faji i saj. Pastaj sheh vrimën, e di se do të bie, nuk është faji i saj, por pasi sheh vrimën dhe bie në të, është faji i saj. E sheh vrimën, ecën rreth saj. Pastaj ndërron krejtësisht rrugën. Metafora e saj do të thotë që ju duhet ta shkurtoni veten paksa kur po mësoni një zakon të ri, kërkon kohë për të ndryshuar sjelljen.
Është e vështirë të ndalësh thashethëmet, sidomos nëse keni pasiguri në mjedisin e punës. Është mënyrë e pashmangshme të lidheni me një palë të tretë me të cilën pajtoheni rreth diçkaje të keqe për dikë.
Thashethëmet mund të funksionojnë si ngjitës, rrjedh nga njerëz që ndjehen të afërt me njëri-tjetrin dhe është shenjë se i besoni. Ka edhe pika të këqija. Nëse dëgjoni thashethëme negative për dikë, mund të ndërrojë mënyrën si mendoni për ta, që mund të jetë e padrejtë dhe e rëndë. Po ashtu nuk është mirë kur të vjen radha ti të jesh subjekt i thashethëmit. Por thashethëmet mund të lirojnë ndjenja të këqija që keni për dikë dhe t'iu lirojë nga tensioni por, natyrisht, nëse gjeni një mënyrë më të mirë për ta komunikuar direkt mund të funksionojë për të gjithë më mirë.
Mendoj që duhet të mundohesh të ndryshosh kulturën e vendit të punës. Stuhia që kjo mund të shkaktojë mund të mos jetë aq e keqe. Kjo do të ndihmojë: Futu në zakonin e deklaratave "unë". Kështu që, në vend se të thuash "ai është irritues", ndryshoje në "ndihem i irrituar". Ky zakon do të të ndihmojë të marrë përgjegjësi për veten, në vend se të fajësosh tjerët.
Ju gjithashtu mund të pyesni veten se çfarë është tek ata që mund t'ju kujtojë për një tipar që keni dhe do të donit që të mos e kishit. Mund të eksperimentoni me komunikim më të drejtpërdrejtë. Për ta bërë këtë, përsëri përmbajuni "Unë deklaratave". Prandaj, në vend që të thoni, "Ju jeni gjithmonë vonë", provoni, "Unë shqetësohem nëse nuk e bëni këtë deri atëherë". Rregulli i përgjithshëm është, thoni se si diçka ju bën të ndiheni, dhe më pas thoni çfarë sjelljeje do të dëshironit në vend. Mund të mos jetë aq argëtuese sa rënkimi për mikun tuaj më të mirë të zyrës, por mund të jetë më i dobishëm.
Je shumë i rëndë me veten për thashethëme. Po i bën vetes atë që i bën edhe të tjerëve. Po të ishit mirëkuptues me veten, kjo me shumë gjasë kontribon që ju të tregoni bujari të ngjashme me kolegët.