Ndahet nga jeta artisti kosovar Mentor Ejupi, Toro - NACIONALE

Ndahet nga jeta artisti kosovar Mentor Ejupi, Toro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë, në Hamburg, artisti nga Kosova, Mentor A. Ejupi, i njohur me emrin artistik Toro.

Këtë njoftim e dhanë familjarët e shoqëria e tij përmes rrjeteve sociale.

Toro, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe artist i shumanshëm. Në këtë qytet të madh të artit ai kishte hapur dhe mbante një galeri të arteve pamore, në të cilën ekspozonte punimet e veta dhe të të tjerëve.

Në galerinë e tij dhe në hapësira tjera të artit në Hamburg ai u kishte dhënë mundësinë e ekspozimit edhe artistëve të tjerë nga Kosova e Shqipëria.

Janë të njohura aksionet e tij artistike si Protesta artistike kuadër regjimit të vizave për Kosovën, ekspozita me punime të pop artit kushtuar Nënë Terezës etj.

Toro ishte i njohur dhe i pranishëm në media edhe si krijues i karikaturës.

Lajme të ngjashme