Murali që mban gjallë kujtimin për gratë që vriten nga burrat - NACIONALE

Murali që mban gjallë kujtimin për gratë që vriten nga burrat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Murali "Andrrat e thyera" i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga partnerët e tyre por gjithashtu edhe atyre që vazhdojnë të përjetojnë dhunë brenda shtëpive të tyre.

Shkruan: Melisa Lajqi

Kjo vepër unike e artit është krijuar nga artistja e mirënjohur Fitore Berisha në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Artistja tashmë ka realizuar 7 murale të ndryshme rreth qytetit të Prishtinës, ku çdo vepër përmban një mesazh të fortë.

Prej vitesh, në çdo pjesë të botës, arti luan një rol të madh në ndërgjegjësimin për çështjet sociale. Artistja ka realizuar veprën për të ngritur vetëdijen e shoqërisë dhe institucioneve rreth dhunës ndaj grave “Kjo vepër është akumulimi i dëshprimit nga shoqëria e sistemi që ende nuk arritëm ta krijojmë një shoqëri ku tragjeditë e tilla nuk ndodhin mo”, tha Fitore Berisha për Nacionale.

Inaugurimi i këtij projekti, ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e më shumë se 50 personave që ishin prezent, por u përkrah plotësisht nga vetë presidentja, Vjosa Osmani dhe kryetari i komunës, Përparim Rama, të cilët mbajtën një fjalim emocional mbi çështjen e dhunës në familje.

Dhuna është e papranueshme dhe e pafalshme kudo dhe kurdo dhe asnjëherë nuk ka justifikim...Andaj nuk duhet të pushojmë së punuari në drejtim të sfidimit të normave dhe stereotipeve që e arsyetojnë dhunën”, tha Vjosa Osmani.

Për fat të keq, edhe sot, në vitin 2022, kemi raste të ndryshme, për shembull në Prishtinë kemi mbi 2260 raste vetëm deri tash të dhunës në familje, gjë që në raport me vitin e kaluar, është në ngritje” tha Përparin Rama.

Sipas tij, raportimi i dhunës gjinore vazhdon të rritet, por arsyeja për këtë mund të jetë fakti që sa më shumë po flasim për këto çështje, aq më shumë po guxojmë e po kemi mundësi ti raportojmë ato në Polici. Dicka që nuk u bëhej në vitet e kaluara. Përgjatë vitit 2021, policia tregon se janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje.

Ai po ashtu foli për mënyrat se si mund të parandalonim dhunën në familje duke filluar nga rëndësia e vëzhgimit të fëmijëve, ku tek ata mund të vërehet një sjellje e dhunshme dhe agresive.

Ndërmarrje duhet marrë në shkollat fillore, ku pe ngrisim numrin e psikologeve të punojnë me fëmijë sepse, aty, shohim që dhuna në familje shfaqet në fëmijët tonë. Do ta bëjmë një preventiv ku duhet marrë parasysh edhe sjellet e fëmijëve nëpër shkolla. Pra, një organizim prej atij aspekti që të parandalojmë sepse është shumë më lehtë dhe më mirë t’a bëjmë parandalimin ne atë kohë, se në momentin që ajo kthehet në dhunë ndaj grave” shtoi Rama.

Lajme të ngjashme