Miles Teller u pagua vetëm 8 mijë dollarë për rolin e tij në filmin që fitoi Oscar - NACIONALE

Miles Teller u pagua vetëm 8 mijë dollarë për rolin e tij në filmin që fitoi Oscar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktori amerikan, Miles Teller nuk është i huaj nga angazhimi në filma që kanë fituar çmime prestigjioze.

Përveç që iu bashkua Unviersit të Marvelit si Reed Richards më 2015 dhe aktroi përkrah Jonah Hill në komedinë e vitit 2016, War Drugs, Teller ka një bagazh si aktor me role në filma shumë të njohur.

Kështu që ishim të befasuar të dëgjonim sa ishte paguar aktori i famshëm për rolin kryesor në filmin që fitoi Oscar.

Whiplash është një film që flet për një baterist të ri i cili, për të kaluar në nivel tjetër profesional, i bashkohet Shaffer Conservatory, një kolegj i vështirë muzikor që shtyen atë drejt ekstremeve të reja për të zhbllokuar potencialin.

E konsideruar si shkolla më e mirë e muzikës në tërë ShBA-në, Andrew Niemann (luajtur nga Teller) e kupton se, në mënyrë që të njihet, ai duhet të mësojë nga Terrence Fletcher (J. K Simmons) dhe të luajë përkrah bendit të tij në garën e xhezit.

Shikoni trailerin më poshtë.

Whiplash mori disa nominime për çmim akademik dhe fitoi Oscar për "Miksimin më të Mirë të Zërit", "Editimin më të Mirë", dhe madje "Aktori më i Mirë në Rol Dytësor" për J. K Simmons dhe rolin e tij si Terence Fletcher.

Pavarësisht suksesit të madh, Teller fitoi vetëm 8 mijë dollarë për rolin e tij në film. Edhe pse duket pagë shumë e ulët, është më shumë se që fitonte kur kishte filluar karrierën si aktor.

Në filmin e tij të parë, Rabbit Hole (2010), një dramë e pavarur, me regjisor John Cameron Mitchell, ai luajti përkrah Nicole Kidman dhe Aaron Eckhart. Mirëpo, ai u pagua vetëm 5 mijë dollarë. Teller i tha 'Esquire' se, nëse donte të jetonte nga aktrimi, do t'i duhej të bënte dhjetë filma të pavarur në vit.

Një shfrytëzues në TikTok shpërndau një video përmbledhje të skenave më të rëndësishme nga ëhiplash, me mbishkrimin: "Më fascinon si Miles Teller u pagua vetëm 8 mijë dollarë për këtë film".

@perky.mp4 It amazes me how Miles teller was only payed $8,000 for this movie #whiplash ♬ original sound - Evan

Shfrytëzuesit e IMDb i kanë dhënë ëhiplash një vlerësim 8.5/10, me Roten Tomatoes që po ashtu i ka dhënë vlerësim të lart prej 94%.

Lajme të ngjashme