Bazuar në storie të vërtetë: Seriali tmerrues i Netflixit për përndjekësin e fiksuar publikohet sot
Një serial i ri tmerrues në Netflix publikohet më 13 tetor dhe bëhet edhe më tmerrues për faktin se është i bazuar në histori të vërtetë. Shikoni trailerin më poshtë.
Me Halloween-in që po afrohet, mund të jeni në kërkim të diçkaje interesante për të shikuar dhe, si gjithmonë, Netflixi ju del krah me një serial të ri.
Spektakli është krijuar nga bashkëkrijuesi i hit serialit American Horror Story, Ryan Murphy dhe yjet Bobby Cannavale dhe Naomi Watts si çift transferohen në shtëpinë e ëndrrave me familjen e re. Shtëpia shpejt u shndërrohet në një makth të vërtetë jetese.
Pak pas transferimit në shtëpi, Dean (luajtur nga Cannavale) dhe Nora (luajtur nga Watts) fillojnë të pranojnë letra shqetësuese nga dikush që e quan veten 'Vështruesi', i cili thotë se e ka për detyrë që gjithmonë ta vëzhgojë shtëpinë.
The Watcher, i cili lansohet në Netflix më 13 tetor, posedon shtatë episode dhe, edhe pse storia është e vërtetë, disa detaje - si përshembull emrat e çiftit - janë ndryshuar.
Çifti i njëmendtë, Derek dhe Maria Broddus ndan eksperiencën e tyre disa vite më parë, teksa shpjeguan se letrat filluan t'iu vinin pak pasi u transferuan në shtëpinë e re, më 2014.
Në njërën prej letrave shkruhej: "Si përfunduat këtu? A ju tërhoqi me forcën e vet Bulevardi 657 (adresa e shtëpisë)?"
Më tutje u shpjegua se prona "ka qenë e familjes time për dekada dhe po i afrohet ditëlindjes së 110. Më është dhënë detyra ta ruaj dhe të pres për ardhjen e dytë".
Tutje, vazhdon: "Gjyshi im vështroi këtë shtëpi në vitet e 1920-a dhe babai im e vështroi në vitet e 1960-a.
"Tash është koha ime. A e dini historinë e kësaj shtëpie?
"A e dini çka ka në muret e Bulevardit 647? Pse jeni këtu? Do ta zbuloj".
Pavarësisht se letrat u raportuan në polici dhe madje punësuan edhe një detektiv privat, familja Broddus asnjëherë nuk zbuloi kush ishte ai që shkruante letrat.
Më 2019, ata vendosën të shesin shtëpinë për 400 mijë dollarë më pak se që e kishin blerë, derisa identiteti i vështruesit mbetet mister edhe sot.
