Më pëlqen ta kënaq partnerin por pse asnjëherë unë nuk marrë asgjë në këmbim? - NACIONALE

Më pëlqen ta kënaq partnerin por pse asnjëherë unë nuk marrë asgjë në këmbim?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Unë dhe partneri im kemi qenë së bashku për katër vite. E duam njëri-tjetrin, ndajmë interese dhe mburremi me të arriturat e njëri-tjetrit, por kemi mospërshtatje kur bëhet fjalë për seks. Unë i jap seks oral partnerit vazhdimisht: është e shijueshme të japësh kënaqësi, dhe më pëlqen. Nuk marr kurrë asgjë në këmbim, megjithatë. Derisa partneri thotë se pëlqen të kënaqë po ashtu, asnjëherë nuk ndodh. Kam pyetur pse, jam munduar të kuptoj por asnjëherë nuk kam bërë shumë presion, por mendoj se është nevojë që nuk po plotësohet, pasi kënaqësia ime është sekondare. Së fundmi, e gjej veten duke flirtuar më shumë, me mendimin prapa se mund të jetë simetri e kënaqësisë. Duket e padrejtë të kërkoj diçka të cilën partneri im mund të mos e pëlqejë në mënyrë sekrete, por më është thënë se e shijon, dhe kam mbetur me hamendësime nëse jam në një marrëdhënie ku gjithmonë unë do të jem ai që jap.

Përgjigja e psikoterapeutes së 'The Guardian', Pamela Stephenson Connolly:

Ti qartazi je në një marrëdhënie ku gjithmonë do të jesh jepësi... kjo, vetëm nëse ndërmerr diçka për ta ndryshuar situatën. Pas së gjithash, pse partneri juaj do të fillonte të përgjigjet me reciprocitet kur është e qartë se nuk e prisni vërtet? Njerëzit priren të mos ndryshojnë sjelljen e tyre nëse nuk duhet, kështu që, duke mos vendosur kufij, ju po inkurajoni egoizmin. Pyete veten pse nuk ke këmbëngulur për më shumë barazi. Ndoshta një pjesë e juaja nuk beson se e meritoni të merrni kënaqësi? Ndoshta ju pëlqen kontrolli dhe fuqia që lidhen me dhënien dhe mosmarrjen? Nëse i japim një personi tjetër shumë - seksualisht ose në ndonjë mënyrë tjetër - ne mund të fillojmë të inatosemi me të. Dhe marrja e tepërt mund të shkaktojë po aq pakënaqësi, si dhe një nivel të rritur pritshmërie. Nuk është kurrë e lehtë të krijosh dhe të ruash reciprocitetin në një marrëdhënie, por është thelbësore që ju të punoni në të më shumë.

Lajme të ngjashme