Më 6 prill në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita “ç’nuk dija që e kisha ditë…”
Përmes një postimi në facebook, Galeria e Minsitrisë së Kulturës fton në hapjen e ekspozitës “ç’nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith – Vula, kuruar nga Edi Muka me tingujt e kompozuar nga John Young me datën 6 prill 2023, në ora 18:00.
Kjo ekspozitë, do të qëndrojë e hapur deri më 6 qershor 2023.
Në postim thuhet se në të prezantohet një instalacion skulpturor dhe një rrjedhë imazhesh të projektuara, të marra nga arkiva e gjerë e krijimtarisë së artistes gjatë viteve. Hapësira në hyrje të galerisë është e zënë nga një mullar sane i cili duket sikur është jetësuar nga fotografitë e artistes.
"Në tre nga muret e hapësirës tjetër të galerisë imazhet e projektuara i zënë vendin njëri-tjetrit duke krijuar përshtypjen e një lëvizjeje rrethore. Muret e rrjepura të një hamami të vjetër që pothuajse shkrihen me lëkurën e grave dhe fëmijëve që lahen… fëmijë në gjumë, prindër në gjumë, foshnja në gjumë, një botë e tërë në gjumë, në prehje, e paqtë, e trazuar, e çarmatosur… shtëpi të vjetra si nga rrëfenja të lashta që mezi qëndrojnë në këmbë… skelete shtëpish, vrraga të një dhune të papërballueshme… shtëpi të reja si ndërtesa gjasme të dala nga një skenografi filmi… bunkerë të çrrënjosur që duken si skulptura abstrakte të mëdha… tanke e mjete të blinduara, të rreshtuara me rregull, të braktisura, duke u kalbur… kafshë, tek hanë, tek pinë, tek punojnë apo pushojnë… pemë në lulëzim dhe të korra të mbara… bletërritës dhe hoje… e sërish njerëz, e sërish vende…"
Postimi i plotë: