Lista e gjërave që bëjnë gratë është e tepërt, si të ndahen punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë - NACIONALE

Lista e gjërave që bëjnë gratë është e tepërt, si të ndahen punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kur Kate Magnito filloi të studionte burrat të cilat ajo i quan "partnerë të barabartë" - ata që marrin një pjesë të barabartë të punëve të shtëpisë - ajo po shpresonte të zbulonte një lloj të vërteteje të përbashkët. Ajo po kërkonte për diçka që do shpjegonte pse ata ishin relativisht të pazakontë.

"Ishte zhgënjyese, për të qenë e sinqertë", thotë ajo, me një buzëqeshje.

Pastaj e kuptoi se ishte lajm i mirë - këta ishin burra që nuk ishin rritur me partnerë të barabartë baballarë (vetëm dy prej 40 burrave që ajo intervistoi kishin baballarë që ndanin punët në mënyrë të barabartë). Nëse ata do të merrnin një pjesë të ngarkesës rreth punëve të shtëpisë, atëherë kanë mundur të bëjnë të njejtën edhe të tjerët. "Pa marrë parasysh nga vini, mund të thoni: 'Do të doja të bëja këtë ndryshim'," thotë Mangino, një eksperte e gjinive e cila ka shkruar një libër, 'Equal Partners: Improving Gender Equality at Home'. "Mund të duhet pak punë dhe pak stërvitje, por nuk është e pamundur".

Në marrëdhënie të ndryshme, gratë kryejnë 65% të punës fizike në shtëpi. Punët që janë rutinë - gatimi dhe pastrimi, për shembull - iu bie të jetë përgjegjësi e grave, ndërsa punët me ndërprerje, si zgjidhja e çështjeve financiare dhe kositja e barit në oborr, ka më shumë gjasa të kryhen nga burrat. "Kjo nënkupton se lista e gjërave që duhet të bëjnë gratë është e pamëshirshme", shkruan Mangino.

Pas së gjithash, nuk është se ka fort rëndësi nëse nuk është kositur bari, por provoni të injoroni larjen e rrobave për një muaj. Shtoni ngarkesën e punës kognitive - të mbash mend ditëlindjet, organizimin e eventeve të ndryshme - që në mënyrë disproporcionale bie mbi supet e grave në marrëdhëniet heteroseksuale, dhe është dërrmuese.

Në marrëdhënie të seksit të njejtë, punët e shtëpisë janë të ndara në mënyrë më të barabartë.



Për librin e saj, Mangino intervistoi 40 partnerë të barabartë për të kuptuar si janë jetët e tyre në shtëpi dhe si janë krijuar. Ajo thotë se vendosja e pritshmërive në fillim të marrëdhënies është "shumë e rëndësishme... është shumë më e lehtë të vendosësh kushte nga fillimi se të fillosh të ndryshosh një marrëdhënie 10 apo 20 vite më vonë. Mendoj se të jesh shumë i/e qartë për pritshmëritë, dhe të mbani njëri-tjetrin përgjegjës nga fillimi, është shumë e rëndësishme".

Por nëse nuk do t'i bëni këto biseda herët, dhe punët e shtëpisë janë të pa balancuara dhe dëshironi ta ndërroni, si duhet të veproni? Mangino thotë se ndryshimi është i mundur, por "duhet të jenë të interesuar të dy partnerët. Ajo që është e vështirë është se kur një partner dëshiron të ndërrojë dhe tjetri është i lumtur me status kuonë - shumë njerëz në rolin e gruas e gjejnë veten në këtë situatë. Është demotivuese dhe pendesa ndërtohet.

Ajo sugjeron të flisni gjerësisht për normat kulturore dhe pse keni rënë në modele gjinore, në vend që të kritikoni një partner, gjë që mund t'i bëjë ata të mbrohen. “Flisni rreth: ‘Ne të dy jemi rritur në këtë kulturë gjinore dhe nëse do të bëjmë një ndryshim, duhet të mendojmë pse i bëjmë gjërat në një mënyrë të caktuar’, thotë ajo. Një tjetër shtysë e mirë është të përfitoni nga një ndryshim - një fëmijë i ri ose kafshë shtëpiake, duke u lëvizur nëpër shtëpi, e që duhet të kujdeseni për një anëtar tjetër të familjes - për të rimenduar rolet në shtëpi. Mund të ndihmojë, thotë Mangino, caktimi i roleve ose fushave bazuar në preferencat personale, por për të vënë në dyshim nëse po i ndani ato sipas linjave tradicionale gjinore.

Me shumë gjasë do të përfshijë pritshmëri reale dhe kompromise, veçanërisht nëse keni një standard ndryshe. "Një prej nervozave të burrit tim është kur kuzhina është rrëmujë, derisa unë jam e lumtur të mbyll derën dhe ta kryej punën nesër", thotë Mangino, e cila do të bëjë përpjekje për të afruar gjërat në kuzhinë nëse mundet.

"Janë ato veprimet e vogla të menduara që thonë: 'Të njoh mirë dhe më intereson sa duhet për ty që ta bëj këtë për ty'. Nuk e kam problem kuzhinën e pistë, por e urrej kur shtrati nuk është i rregulluar. Kështu që të gjithë i kemi standardet e ndryshme, dhe mendoj se është shumë e rëndsishme të kuptosh dhe të respektosh standardet e partnerit".

Natyrisht, komunikimi është në zemër të kësaj - dhe është bisedë që vazhdon, veçanërisht me ndryshimin e rrethanave jetësore. Nëse një çift bën fëmijë, kjo mund të shtojë punët në shtëpi për personin - zakonisht nënën. "Ajo mësohet të bëjë gjithçka në shtëpi dhe gjithçka që ka të bëjë me fëmijët, pastaj kthehet në punë dhe shton edhe atë pjesë".

Një partneritet i barabartë, thotë Mangino, nuk nënkupton "ta ndiqni tërë ditën njëri-tjetrin me një tabelë. Ju do të punoni për muaj ose vite. A do të arrini mesataren 50/50? Të gjithë e dimë se në baza ditore do të shkojmë drejt zbaticës dhe rrjedhës".

Lajme të ngjashme