Libri “Klithma” nga Alketa Gashi-Fazliu, sjell rrëfimet e fëmijëve të plagosur në luftë
Shkrimtarja Alketa Gashi-Fazliu, ka botuar librin “Klithma”.
Libri në fjallë, sjell rrëfimet e fëmijëve të plagosur në luftë.
"Klithma" është libri im i ri me klithmat dëshmuese të një Lufte që e harron vetëm autori dhe shkaktuesi i tyre, por e ka tatu të paheqshëm në shpirt një popull me martirë dhe lëndime! "Klithma" sjell rrëfimet në moshë të rritur të fëmijëve që u gjymtuan nga bombat dhe minat e një shteti shovinist”, ka thënë ajo.
“Tek klithmat e librit " Klithma" ka dritë fjale dhe ndërgjegjeje të viktimave fëmijë që në moshën madhore duan një botë të bukur dhe me shpirt të njerëzishëm. Sa krenare jam për këta heronj që sot janë qytetarët e Kosovës sime!”, tha Gashi-Fazliu.