Ky është çmimi i Apple Watch Serie 8
Tim Cook prezantoi të mërkurën Apple Watch Series 8, produkti i parë i madh harduerësh i zbuluar në këtë ngjarje.
"Ne jemi duke parë paraprakisht linjën tonë më të mirë të Apple Watch", tha Cook.
Ashtu si versionet e mëparshme të orës inteligjente të Apple, produkti ka për qëllim të motivojë përdoruesit të qëndrojnë aktivë dhe në formë, thanë drejtuesit e Apple.
Apple gjithashtu vuri në dukje theksin e orës në shëndetin e grave, duke përfshirë veçoritë për gjurmimin e cikleve menstruale, si parashikimi i ovulacionit.
Kjo orë do të ketë një çmim duke filluar nga 399 dollarë vetëm për GPS dhe 499 dollarë për modelin celular. Mund ta porosisni sot dhe më pas ta merrni nga data 16 shtator. /Nacionale/