Kur politikanët i vajtojnë lirisë së fjalës - liderët që dënuan sulmin ndaj Salman Rushdie - NACIONALE

Kur politikanët i vajtojnë lirisë së fjalës - liderët që dënuan sulmin ndaj Salman Rushdie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, u dënua nga politikanë në mbarë botën si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Politikanët nuk njihen si mbrojtës të lirisë së shprehjes, por ky sulm mobilizoi ata duke u shndërruar në gardian të lirisë. Këto janë reagimet e politikanëve deri më tash:

KRYEMINISTRI I MBRETËRISË SË BASHKUAR, BORIS JOHNSON:

"I indinjuar që Sir Salman Rushdie u godit me thikë gjatë ushtrimit të një të drejte që nuk duhet të ndalojmë kurrë së mbrojturi. Mendimet e mia janë me të dashurit e tij. Të gjithë shpresojmë që ai të bëhet mirë ."

KRYEMINISTRI KANADEZ JUSTIN TRUDEAU:

“Sulmi ndaj autorit Salman Rushdie është një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Askush nuk duhet të kërcënohet apo lëndohet për shkak të asaj që shkruan. I uroj shërim të shpejtë”.

PRESIDENTI FRANCEZ EMMANUEL MACRON:

"Për 33 vjet, Salman Rushdie ka mishëruar lirinë dhe luftën kundër obskurantizmit. Beteja e tij është e jona, një betejë universale. Më shumë se kurrë sot, ne qëndrojmë pranë tij".

JAKE SULLIVAN, KËSHILLTAR I SIGURISË KOMBËTARE I PRESIDENTIT JOE BIDEN:

“Sot vendi dhe bota ishin dëshmitarë të një sulmi të neveritshëm kundër shkrimtarit Salman Rushdie. Ky akt dhune është i tmerrshëm. Të gjithë ne në administratën Biden-Harris lutemi për shërimin e tij të shpejtë. U jemi mirënjohës qytetarëve të mirë dhe ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë që e ndihmuan z. Rushdie aq shpejt pas sulmit, si edhe agjencive të zbatimit të ligjit për punën e shpejtë dhe efektive”.

SENATORI CHUCK SCHUMER I NJU JORKUT:

"Ky sulm është tronditës dhe i tmerrshëm. Është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit, të cilat janë dy vlerat bazë të vendit tonë dhe të institucionit Chautauqua. Shpresoj që zoti Rushdie të shërohet plotësisht dhe autori të përballet me përgjegjësi dhe drejtësi të plotë".

JOSEP BORRELL, SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN

“E dënoj me forcë sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Denoncimi ndërkombëtar i veprimeve të tilla kriminale, të cilat shkelin të drejtat dhe liritë themelore, është e vetmja rrugë drejt një bote më të mirë dhe më paqësore".

Lajme të ngjashme