Kuptimi i errët dhe i trishtë prapa këngës "Hey Ya" nga Outkast - NACIONALE

Kuptimi i errët dhe i trishtë prapa këngës "Hey Ya" nga Outkast

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nëse e keni dëgjuar si duhet ndonjëherë pop hitin e Outkast, "Hey Ya", a ju ka shkuar në mendje se është në fakt një këngë shumë e trishtë dhe ka kuptim më të thellë se që mund ta keni menduar? Ja një video që e shpjegon për ju.

Kënga saktësisht nuk tingëllon se ka kuptim më të thellë dhe të trishtë, apo jo?

Melodia është tunduese dhe të bën të kërcesh dhe gjeneralisht duket se është një këngë klasike pop.

@elizabethdevasto Go listen & it will hit DIFFERENT! Follow for Part 5! (Hey Ya! By OutKast) #songwriting #music #deepermeaning #hitdifferent #LearnOnTiktok #trend #fyp ♬ original sound - Elizabeth DeVasto

Kur u publikua më 2003 doli e para në plot vende, përfshirë ShBA, derisa në Britani të Madhe zuri vendin e tretë.

Në fund të viteve të 2000-a, përfundoi në vendin e 20 të toplistat e dekadës.

Krejt kjo, derisa askush nuk e dinte kuptimin e vërtetë prapa këngës.

Ose të paktën deri tani.

Në videon e publikuar në TikTok, shfrytëzuesja @elizabethdevasto publikoi këngën si pjesë e një serie të zbërthimeve të këngëve me titullin: "Këngët që të godasin ndryshe kur e kupton për çka janë shkruar".

Në videon e saj, ajo thotë: "Andre 3000 në fakt shkroi këtë për marrëdhëniet moderne dhe sa të katandisura janë ato.

"Në fillim të këngës, ai madje i referohet marrëdhënies së vet, si e dashura e tij nuk dëshiron ta lë, por që nuk e di cila është arsyeja prapa".

Edhe vetë grupi ka adresuar këtë.

Më 2021, llogaria zyrtare e Outkast në Twitter publikoi një postim, ku shkruhej: "Në rregull, në rregull, në rregull, në rregull, në rregull ne e bëmë një".

Fotoja nën këtë shkrim tregoi një shkrepje të pjestarit të grupit, Andre 3000 me kokën të ndarë në dy pjesë.

Pjesa më e vogël u etiketua "bop" dhe pjesa më e madhe u etiketua "kënga më e trishtë e shkruar ndonjëherë".

Hidhni një sy tekstit më poshtë të përkthyer në shqip.

Në një pikë gjatë këngës, Andre këndon: "Mendon se e ke.

"Oh, ti mendon se e ke.

"Por thjesht nuk e kupton kur nuk ka asgjë fare.

"Ne bëhemi bashkë.

"Oh, bëhemi bashkë.

"Por ndarja është gjithmonë më e mirë kur ka ndjenja të përfshira.

"E di çka thonë, asgjë nuk zgjatë përgjithmonë."

Hmm, kjo është goxha e trishtë në fakt.

Kur analizoni vargjet, duken goxha të trishta, apo jo?

Duke i bërë referencë një pjese tjetër, në videon e TikTokut thuhet: "Nëse e lexuat tekstin, në fakt tingëllon si këngë shumë e trishtë.

"Madje edhe me zbërthimin në fund, ai bën një referencë si njerëzit do ta shohin si këngë të lumtur dhe as nuk u shkon mendja për kuptimin më të thellë, dhe as që duan ta dëgjojnë".

Në tekst shkruhet: "Ju nuk doni të më dëgjoni, thjesht doni të kërceni".

Ja ku e keni - a do ta dëgjoni përsëri këtë këngë ndonjëherë?

Lajme të ngjashme