Komediani që vdiq në skenë pasi i tha turmës ‘imagjinoni sikur të vdisja këtu’ - NACIONALE

Komediani që vdiq në skenë pasi i tha turmës ‘imagjinoni sikur të vdisja këtu’

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'The Guardian'

Kur Ian Cognito u fut në skenën e Bicester të Oxfordshire, më 11 prill 2019, ai nuk mund të ketë ditur se do të ndiqte hapat e Tommy Cooper. Secili komedian ka storie të “vdekjes” para audiences, por pak e bëjnë literalisht.

Rrethanat e vdekjes së Cognitos në moshën 60-vjeçare. duken krejtësisht në përputhje me këtë interpretues kaustik, i cili mburrej se ishte akti më i ndaluar në Britani, akuzoi komikë të tjerë për hipokrizi, goditi me kokë menaxherin e tij dhe e çoi në ekstreme gjithçka që bënte.

Një dokumentar i ri, ‘Ian Cognito: A Life and a Death on Stage’, tregon storien e tij, derisa thurin lavde për të emra si James Acaster, Shaparak Khorsandi dhe Stewart Lee. Disa janë pak më të paqartë. Jo Brand e quan atë "një top të lirë". Bob Mills thotë: “Standup komedia ishte një armë për ‘Cogs’ (Ian Cognito). Nuk ishte një gjë e bukur”.

Ata të familjarizuar me Cogniton do të rikujtojnë se ai filloi shumë prej skeçeve të tij duke e ngulitur një gozhdë në murë, para se ta varte kapelen mbi të, për t’iu kthyer pastaj audiencës.

“Tash dini dy gjëra për mua”, do të thoshte ai. “Fillimisht, nuk më intereson. Dhe e dyta, kam një çekan”. Ai gjithashtu hodhi një televizor nga dhoma e hotelit në Birmingem. Shpjegimi i tij? “Shërbimi i dhomës u vonua”. Varësia nga alkooli dhe problemet me shëndetin mental nxitën këtë lloj sjelljeje.

Cognito nuk performonte pa disa i pirë disa birra dhe pa e pasur një tjetër në dorë. Danny Ward dhe Joe Bor, komedianët tjerë që krijaun dokumentarin, zbuluan kujtimet me të. “Cogs dhe unë bëmë një festival së bashku ku ai hoqi një shishe rum nga bari dhe më pas hëngri një pulë nga koshi i plehrave."

Komediania tjetër, Becky Fury pajtohet: “Të ishe në një dhomë me të ishte elektrizuese”, thotë ajo. Përballja e parë e saj me Cogniton ishte gati 15 vite më parë, kur ajo ishte 19-vjeçare. “I dashuri im bëri promocion komedie në teatër. Paul u fut në skenë dhe filloi të ngjiste një gozhdë në muri. Jam e sigurtë se shumë njerëz do të mendonin: “Mos iu afroni atij njeriu! Por mua më dukej shumë atraktiv. Ishte shumë i fuqishëm, karizmatik dhe prezencë seksi. Patëm një tension, kështu që ajo ishte hera e fundit që ai performoi në atë vend!” Nuk ishte hera e parë që ai ndihmoi Furyn t’i jepte fund një marrëdhënieje duke shkuar në shtrat me të. Siç shkroi edhe vetë ajo pas vdekje së tij: “Ai kishte një aftësi të çuditshme për t'u shfaqur kur i nevojitej, si një xhind i pangopur që jeton në një shishe Jameson's."

Megjithëse marrëdhënia e Cognitos me audiencën ishte uniformë luftarake, ndonjëherë mund të dukej sikur gratë mbanin peshën më të madhe të përçmimit të tij. "Unë nuk mendoj se do t'ju shohim në episodin tjetër të ‘Baywatch’, apo jo?" pyeti një grua në rreshtin e parë në një koncert. Fury thotë se audienca në atë kohë ishte më e pajisur për këtë qasje gërryese. "Ata mund të merren me shaka," thotë ajo. “Ndërsa sot, ju keni një brez që nuk luajti mjaftueshëm si fëmijë. Ata nuk janë të ekspozuar ndaj gjërave të tilla, kështu që duket më e egër”.

Megjithëse Cognito ishte shpesh me krenari jashtë kufijve, Ward mendon se peisazhi kishte ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme. “Cogs ishte i fundit i një race. Ai përfaqësonte ditët e perëndimit të egër. Tani keni njerëz që shkruajnë për koncerte komedie në rrjetet sociale sikur po vlerësojnë kazanët në faqen e internetit të Argos." Për Furyn, i cili po e mban gjallë shpirtin "Cognito" duke vizituar një shfaqje të quajtur C*nt!, televizionet janë pjesërisht fajtore. “Paul kishte për qëllim të ishte një komik rrugor dhe të mos kufizonte materialin e tij vetëm sepse mund të kishte një ekzekutiv në audiencë. Ai kishte diçka të botës tjetër për të. Djaloshi vdiq në skenë në një natë komedie të quajtur ‘Ujku i vetmuar’ - sa poetike është kjo?

Ai kishte bërë shaka për shëndetin e tij atë natë në Bicester, duke i thënë turmës: "Imagjinoni sikur të vdisja para jush këtu". Më vonë ai u ul në skenë dhe heshti. Cognito kishte pësuar një diseksion të aortës, një çarje në arterien kryesore të trupit. Teksa nxori frymën për herë të fundit para një publiku i bindur se ata po shikonin një pjesë të aktit të tij, unë kisha pyetur veten nëse mitologjizimi i vdekjes së Cognito mund të ishte ndjerë mungesë respekti për familjen e tij. ("Vdiq me çizmet e tij", shkroi Jimmy Carr.) Por birit të tij, Will, nuk i pengoi kjo. “Babai e kishte lënë pijen dhe merrte ilaqet kundër depresionit”, thotë ai. “Herën e fundit që ai dhe nëna ime u panë me njëri-tjetrin, dolën për ta shëtitur qenin dhe ai i tha asaj: ‘E di çfarë? Jam vërtet i lumtur.’ Harku i tij ndihej i plotë në një farë mënyre. Ai pati ngritjen, rënien, vështirësitë dhe më pas kishte arritur këtë ekuilibër. Të shkonte kështu, mendoj se ishte e përshtatshme.”

Lajme të ngjashme