Kohëzgjatja e 'John Wick' pritet të jetë masive - NACIONALE

Kohëzgjatja e 'John Wick' pritet të jetë masive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Filmi i katërt i serive të aventurave të "John Wick", pritet të jetë më i madhi ndonjëherë.

Keanu Reeves rikthehet si vrasës i pamëshirshëm, derisa kërkon hakmarrje ndaj "Tavolinës së Lart", pas eventeve të çmendura të "Chapter 3 - Parabellum".

Derisa koha po ikën për Wick, kohëzgjatja e "Kapitullit 4" mund të sugjerojë se ai do të ketë mjaftueshëm orë që më në fund ta fitojë lirinë.

Kjo pasi "John Wick 4" pritet të zgjasë plot dy orë e 48 minuta, me minutat e prezantimit dhe mbylljes të përfshira, sipas "Collider".

Edhe më herët ishte paralajmëruar për kohëzgjatjen nga regjisori Chad Stahelski, dhe duket se ai do ta mbajë fjalën.

Në nëntor të vitit 2022, në një intervistë për "Collider", ai zbuloi se shikoi prerjen e atëhershme të filmit gati 100 herë dhe prapë e dashuroi çdo minutë.

Ai tha: "Shikoni, unë e kam parë këtë gjë tani, këtë version të prerjes, afër 100 herë, dhe 100 të tjera deri në fund të muajit të paktën. Dhe kjo është e para që ne shikojmë. Nuk mërzitem fare. Është filmi im.

"E di që është e çuditshme të thuash, por e shikoja dhe thashë: "Oh, jam ende në film". Nuk më nxjerr jashtë, thjesht përfundoje më. Nuk mund ta shikoj më".

Dua të them, askush nuk do të ankohet për paraqitjen e Keanu Reeves në ekran për gati tre orë apo jo?

Ylli i "Matrix" do të luajë përkrah Donnie Yen, Shamier Anderson, Bill Skargard, Hiroyuki Sanada, Scott Adkins, Clancy Broën dhe pop yllin Rina Sawayama në rolin e saj të parë filmik.

Laurence Fishburne gjithashtu reprizon rolin si Bowery King, derisa Ian McShane dhe Lance Reddick rikthehen si menaxher dhe portier i Hotel Kontinentalit.

Lajme të ngjashme