Katy Perry po akuzohet se bullizoi konkurrenten e 'American Idol' veç pse është nënë e tre fëmijëve - NACIONALE

Katy Perry po akuzohet se bullizoi konkurrenten e 'American Idol' veç pse është nënë e tre fëmijëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shikuesit e "American Idol" kanë mbetur të ndarë në mendime rreth trajtimit që Katy Perry i bëri një konkurrenteje të spektaklit.

Më 5 mars, 2023, nëna e tre fëmijëve, Sara Beth Liebe pati audicionin e "American Idol", derisa këndoi "You Knoë I'm Good" nga Amy Winehouse.

Mirëpo, 25-vjeçares iu kërkua të këndonte një tjetër këngë të Katy Perryt, e cila i dha edhe disa këshilla.

Jo të gjithë shikusit u pajtuan me deklaratat e forta të Perryt për nënën e tre fëmijëve dhe kanë rrokur rrjetet sociale për të debatuar.

Me tundje miratimi nga gjyqtarët e tjerë të shfaqjes, Perry sugjeroi: "Provo 'Bennie and the Jets'. Provojeni."

Perry vazhdoi duke vënë në dukje performancën e deritanishme të Liebe e bën të duket sikur 'nuk është ende ëndrra e saj' të jetë këngëtare.

Perry tha: "Na trego çfarë mund të bëjë zëri yt. Çoje deri në kufi. Mos shiko prapa. Këndoje sikur të ishte ëndrra jote e re."

Pasi performoi "Bennie and the Jets", Liebe tha: "Ndihem sikur do të më bie të fikët."

Perry u përgjigj duke e krahasuar nënën e tre fëmijëve me një "karakter komik veç sa erdhi në jetë."

Në komentet e fundit, Perry shtoi: "Shiko, nëse nuk është ëndrra jote, nuk do të shkojë larg.

"Gjithashtu respektoj këdo që po ecën në atë derë e i cili do ta rrezikonte jetën për një biletë të artë."

Luke Bryan votoi po, Lionel Richie votoi jo pasi paralajmëroi Lieben "ta marrësh seriozisht" dhe Perry përfundimisht votoi "po”, duke e dërguar nënën simpatike në Hollivud.

Perry potencoi: "Sarah Beth, ti je në ëndërr tash. Shko merre biletën e artë."

Pavarësisht votës pro të Perryt, disa shikues nuk u pajtuan me komentet e saj në audicione.

Duke shfrytëzuar Twitterin, një shikues shkroi: "Njëmend nuk më pëlqen si Katy Perry sapo e trajtoi Sara Beth në #AmericanIdol, nuk e shikoj fare këtë spektakël dhe TV-ja ime ishte tashmë në kanal por ajo çka pashë nuk është në rregull. Ata e lanë Katy Perryn ta bullizonte këtë grua drejtpërdrejt në televizion shtetëror para edhe se të fillonte të këndonte. Kaq e shëmtuar."

Një tjetër tha: "Boo për Katy Perryn që e turpëroi se ishte nënë Sarah Beth. Duke insinuar se ajo 'është shtrirë në krevat si shumë' për të pasur tre fëmijë deri në moshën 25-vjeçare. Një nënë e re duke ndjekur ëndrrën derisa rrit fëmijët duhet të ngritet, jo të përdhoset. #AmericanIdol."

Një i treti shtoi: "@katyperry sonte në 'American Idol' po më frustron. Nënat që rrinë në shtëpi asnjëherë nuk kanë kohë të mendojnë për ëndrra sepse po i bëjnë të vërteta të të tjerave!"

Mirëpo, shikuesit e tjerë potencuan se Perry “kishte të drejtë me këtë”.

Një tjetër shtoi: "Të qenurit e sinqertë është tash bullizëm."

Lajme të ngjashme