Jahjaga për vdekjen e Kadaresë: Një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë.
Jahjaga për Kadarenë shkruajti se është një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare.
Postimi
“Një shpirt i madh na paska lënë sot!
Një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare nga sot po vazhdon të ndriqojë dhe në botën e amshueshme.
Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë.
I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh!
Ismail Kadare, 1936-2024!”