iPhone 14 dhe modelet e reja nuk do të kenë kartat fizike SIM
Apple njoftoi se linja e saj e fundit e iPhone eliminon nevojën për një kartë SIM fizike dhe në vend të kësaj përdor një kartë dixhitale, "e-SIM".
Me këtë opsion, ju mund të keni shumë karta e-SIM në të njëjtën pajisje dhe të keni shumë numra telefoni në të njëjtin telefon.
Gjithashtu parandalon që të tjerët të heqin kartën fizike SIM nëse iPhone juaj humbet ose vidhet.
Apple tha se të gjitha modelet amerikane të iPhone nuk do të kenë më karta SIM. /Nacionale/